Poezi nga Petraq Risto

 
Poezi nga Petraq Risto
 
 
NJË ZOG BLU
 
Një zog blu në degët e kaprollit të vrarë cicëron dhe qan…
Pylli bën sikur fle duke përgjuar poezinë e tij. Eci mes pyllit
duke kuptuar thelbin me lotët që bulojnë te sytë: thelbe shpirti.
Nuk di ç’të them, dashuria ime, nëse ti je zogu blu
Dhe kujtimi është kaproll i vrarë, nuk di ç’të them.
Unë jam thjesht rojtari i ri i pyllit të vjetër…
 
 
U mësova ta zhvoshk errësirën me dritën e syve të tu
 
Hiqe velin siç heq mëngjesi natën me aromë zymbyli
Hiqe velin… sytë blu të fshehtën e dritës të çelin. Hiqe velin.
Hijet ngjishen për t’u bërë të përveçëm, ti shkrihesh për t’u kthyer në hije
U lodha nga rituali i djeshëm mes indeve të buta pas mëndafshit të qirinjve.
Ishim thjeshtë Faj në vetën e parë, orkestër magjistricash në vendin e magjive:
Rrashta zogjsh mbi zjarrin cullak, shije e kohës që ikën…
Në cilën hemisferë ëndrre po fle? Në cilin ishull të fshehtë po digjesh?…
Hiqe, hiqe velin: shkëlqe si rrezja në shtigje.
Vjollcat – plagë pikojnë mëngjesin, mbi vjollca pse shtrihesh
Në millin e natës bregu fshihet si shpatë e artë, brigjeve pse fshihesh?
Hiqe velin… Shpatë e sapo nxjerrë nga milli të ndihesh…
Hiqe, velin, hiqe… me tehun tënd prej drite kujdes mos të pritesh…
U mësova ta zhvoshk errësirën me dritën e syve të tu…Hiqe velin!…
 
 
MALI
 
Jam Mali nën qiell:
Mikelanxhelo i shtrirë nën kubenë me afreske yjesh dhe resh.
Me shpirt orteku dhe pse i bardhë vras
vetëtima dhe perëndi
në një banket marramendës thërras:
Ejani,
shfryhuni,
ndizuni,
digjuni,
dridhuni
fishkëlleni erë,
dehuni me shi
nesër ca vjollca: gracka pranvere
do t’ju kapin në befasi.
 
Ujqërit strehoj në shpella duke ëndërruar kockën e Hënës
dhelprat aspak intaçore ndaj fabulave, më mallkojnë që s’u dhashë për të ngrënë.
Derrat e egër imitojnë bubullimat: mes mjegullës shohin gjahtarë
gjelat dhe zogjtë që mbaj mbi shpinë: emblema që duhen dhe s’duhen vrarë.
 
…nesër ca vjollca: gracka pranvere do t’ju kapin në befasi.
 
Rrjedhin rrëketë, pemët kërrusen, lart qiejt shpërthejnë në orgji
Maja ime
si pëllëmbët në lutje
lutet për Zotin e ri.
 
Jam Mali nën qiell:
Mikelanxhelo i shtrirë nën kubenë me afreske yjesh dhe resh
që Papës i them: Prej kohësh po vuaj
lermë ta mbaroj këtë pikturë të egër
pastaj mos më paguaj.
 
Nesër ca vjollca: gracka pranvere
në befasi do më kapin dhe mua.
———-
21 qershor, 2005 (Nga libri “Engjëlli me virus H5N1”, 2006)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s