Poezi nga Bardhyl Londo

 
Poezi nga Bardhyl Londo
 
 
SYRI
 
Sa i bukur ky sy.
Me të mund të dashurohet edhe engjëlli,
edhe djalli.
 
Sa i bukur ky sy,
sa mijra galaktika,
sa mijra botë.
 
Po ai është një sy i vdekur:
ai nuk di të pikojë
lotë.
 
 
BALADË
 
E di që shumë vajza më deshën
ca provokuese, ca të heshtura pa zë,
po unë në jetën prej gjysmëmurgu
prej tyre desha vetëm një.
 
Nuk e di ku janë, s’e di çfarë bëjnë
çarçafi i bardhë herë herë s’ i nxe.
Po unë nën çarçaf shtrihem me kujtimet
dhe e kuptoj që vend tjetër s’ ka më.
 
Tani që hapat e vdekjes i ndjej si afrohen
të heshtura, të zeza një nga një.
Ndonjëra ndonjë lot do derdhë fshehtaz,
vetëm njëra do të qajë me zë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s