Poezi nga Eva Kacanja

 
Poezi nga Eva Kacanja
 
 
Ka burra që…
 
I kam parë të krekosen si gjelat ndër pendë,
Të mburren për atë,
që kurrë s’e patën të lehtë,
Gjokset leshatore të rrahin me grusht,
Se janë ata,
që ndreqin këtë jetë.
 
Por i kam parë dhe të zënë ngushtë,
Si fëmijë të përgjërohen me lotët ndër sy,
Përbetuar në gjithçka quajnë më të shtrenjtë,
Se brenda vetes kanë aq dashuri,
Sa për ta dhuruar,
s’u mjafton një jetë.
 
Ah sa mjeshtërisht e dredhin fjalën,
E kanë në gen,
ashtu si cigaren…
 
Mëkat t’u thuash grave kurva,
Burrat kurvërojnë njëqind herë më bukur…!
 
“Në fund të zemrës tënde” 2004
 
 
Rrugës për te Ty…
 
Muzgu nis e bie,
qielli pikon yj’,
Rrugës për te Ty,
syri pikon mall…
Asgjë mos më thuaj,
veç më lër të hyj,
aty ku askush,
nuk mundi më parë…!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s