Kalendari poetik: Robert Burns  (1759-1796) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Robert Burns
 
Kalendari poetik: Robert Burns  (1759-1796)
 
Më 25 janar, 263 vite më parë, u lind poeti i madh lirik skocez Robert Burns. Nderohet si poet kombtar në Skoci, sepse shkroi në gjuhën e popullit skocez, madje dhe në anglisht kur shkroi, ndjehej mirë e folmja skoceze, e pranueshme edhe jashtë Skocisë. Njihet si filluesi i udhës së romantizmit në Britani. Është më i njohuri ndër poetët që shkroi në atë gjuhë. Gjithashtu mblodhi dhe këngët folklorike skoceze. Në vitin 2009 në votimin që organizoi stacioni televiziv STV u zgjodh si “The Greatest Scot of all time”. Ja një poezi e tij:
 
 
NJERIU PRANDAJ ËSHTË NJERI
 
Në qofsh i ndershëm por varfanjak
Kryet mbaj lart dhe jo vetëm kaq;
Të vjen anës skllavi frikacak,
Duhet guxim dhe jo vetëm kaq!
Për kaq po dhe jo vetëm për kaq.
Mundimet na sterrosin, vërtet
Dhe sërën paraja na i jep,
Por njeriu mbetet ar i vërtetë.
 
Të hamë dhe të pimë na jep,
Por edhe veshmbatjet, gjithsesi
Lloshit mëndafsh e venën ia zgjedh;
Ama njeriu mbetet njeri,
Për kaq edhe për gjithçka tjetër,
Xhinglat xhingla mbeten, sidoqoftë
I ndershmi, n’ësht’ i varfër e thotë
Dhe mbetet mbi të gjithë në botë.
 
Bën birbon të shitet për zotni,
Dhe ngrefet si të jetë vërtet;
Qindra lëvdojnë fjalën e tij,
Por është veç një kaqol i shkretë,
Për kaq edhe për gjithçka tjetër,
Me titujt, medaljet që ky mban,
I mënçmi thotë “ky po le nam”
Dhe gajaset me këtë të shkretë.
 
Një princ mund të jetë padyshim,
Markez, dukë, apo gjithçka tjetër,
I ndershmi qëndron më lart prej tij,
Nuk bën nga këto gjëra pa vlerë!
As këto, as edhe gjë tjetër,
As për dinjitet, as për ç’të jetë;
Me mënd në vënd, krenaria ka vlera
Dhe qëndron më lart se shumë të tjera.
 
Të lutemi pra, ardhtë ajo kohë,
(Dhe njësoj për gjithçka tjetër ardhtë),
Që Mendja dhe Vlerat në këtë botë,
Sjellshin gjithçka në rrugë të mbarë.
Për atë, këtë dhe gjithçka tjetër,
Që njerëzia në botën mbarë,
Për njeri tjetrin qofshin vëllezër.
 
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s