Poezi nga Laureta Roshi
 
 
Akuarel…
 
Qielli është gri
Ka në të ca re luledele
Dy zogj që puthen në kafaz
Një yll të zbehtë dhe
Një qiri diell
Digjet për ëndërrat.
 
E kaltër është toka
Pikëllimi për varfërit e bën gri
 
deti im i gjelber flladit shprese
 
Mëkat në kishë
 
Ati predikon paqje
Koristët përsëritin lutjet
E meshës së kaluar
 
Mbi krishtin e gozhduar
Kërkoj tiparet e tua
Dhe lutem..
Nën kubenë e kaltër
Për qiell harresën rreth teje
 
Zemra ime dridhet
Gjuhë mjerane e kambanës mbytëse
Në një botë orteqesh
 
 
Saranda…
 
Kurmi i ngrohtë i gruas ëndërruar nga 40 detarë
Që s kthehen kurrë nga deti,
Lundërtarë në kërkimin..
Ata dërgojnë mesazhe herë paqësisht herë me furi,
Ashtu si kurmi I saj, një qytet femijësh pa ëndërra detarësh,
U përcjell dëshirë ose harrim.
 
Gruaja end me floke manastirin për detaret
Kthinë më kthinë dyshemeja e errët e dheut
E bën më të kërkuar diellin e më të harruar mendimin.
 
Skeleti I mishtë vizatuar qark mbi detin
Eshtë teatri me qiellin tavan
Ku tinguj e zhurrma këlthasin uri
Për pemën e harruar dhe diellin e vizatuar
mbi beton gri…
 
 
E para…
 
E para është jeta
Si fillim nisi drita apo dielli,
Apo uji, apo bari..
Si fillim fryma u ngjiz
Afrimin e burrit me gruan gëzoi
 
Fëmija belbëzon të parën fjalën,
E para ishte fjala..
E para gugatja e erës
Mbi mendimin fluturak
Për gjyshërit e gjyshet e përjetshmeSy drita e zemërprekura
Kujtimet luajnë me gjyshet flokëgjata,
E para mbetet shija e mjaltë që s njeh fund
Ushqimi përherë I ngrohtë, përherë I bollshëm.
E para është dorëzonja mbi garth
Dhe pirgu me rrush,
Carcafi I bardhë I manave,
Shkon portë më portë,
gëzohen fëmijët me kokrrat e e bardha,
fidanin gjyshi im e solli nga larg .
 
E para mbetet e thërritura pa përgjigje,
fjala e pathënë
ende e paditur, vizatuar me tullën e baltë
 
E para është koha që na njeh,
Këmbejmë kujtesat e të sotmes,
Prekim qeshjen e sënesërmes,
Të parët gjyshërit e fëmijët na rikujtojnë
Se Dashuria përjetëson.
 
 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,760 hits

January 2022
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List