Poezi nga Mirela Leka Xhava
 
 
Personazhet e mi “liliputë”
(Surrealiste)
 
Personazhet e mi liliputë
Depërtojnë labirintheve të neuroneve ,
të shpartalluar
Si hordhi ushtarësh,që vijnë e ikin nga betejat.
Si triumfatorë me flamuj të kuq,
Disa stolisur shumëngjyrësh,oh sa ngjyra!
Si kam dashur dhe aq, preferoja bardh e zi
E fundja, ç’të keqe ka
A themi se klasi nuk vdes kurrë,madje,
 
As personazhi klas
As poezia klas
As komunikimi klas
 
***
Të tjerët me flamuj të bardhë kapitullimi,
Si dezertorë mizerabël
Shfaqen nëpër kufijtë e memories,
 
Çfarë fati , cili e shpiku atë simbol lecke të bardhë!…
T’i japësh armikut shpresën e fundit të mbijetesēs
Të mundurit, frikacakut…
Për t’u metamorfozuar
Brenda kornizave të imazhit negativ , tashmë të krijuar.
 
***
Dhe fati i personazheve të “lajthitur”
Prej arsye te arsyeve ,që ata i kanë ditur
Sigurisht,
Në ferrin e Dantes
Ku buqetat ua kthej përzemërsisht⁹.
 
 
Në muzg
 
Ne muzg dielli shkon të flejë ,
Teksa zhduket horizontit në detin blu
Për të përqafuar sirenat.
Hëna ngjitet në kupë të qiellit
Për të puthur yjet.
Toka mes qiellit dhe detit
Ka rënë në dashuri me njerëzit.
 
 
Dimër në Bordo
 
Ky dimër i ftohtë në Bordo
Si gjithe dimrat ,ku bora do quhej mrekulli
E ka veshur qiellin gri, harmonisht me çatitë Hausman
Me tymin gri të oxhaqeve të vilave bordoleze
Me grinë e asfalteve ku puthet në pasqyrimin e vetvetes
Në një pasqyre uji.
 
Ka ftohur avullin e ngrohtë dalë prej goje të njerëzve
Dhe fjalët perkthehen në gri ,ja pra dhe fjalët
Kanë kategori ngjyrash.
Bashkuar gotës së verës në një apero
Ky dimer i ftohtë në Bordo, ku
Jashtë macet, ndoshta gri, mjaullijnë…

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,760 hits

January 2022
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List