Shtëpia Botuese “ARTE-GRAFIC-PRINTIM-LIBËRLIDHJE” publikon librin “UNIVERSI FEMËROR” të autores Mimoza Çobo, me redaktim, parathënie dhe kopertinë nga shkrimtari Vullnet Mato
 
 
NJË SAFO SHQIPTARE E LIRIKËS SË DASHURISË NË DITËT TONA
 
Ashtu siç e kam quajtur më herët,*“Safo e lirikës shqiptare”, *në njërin nga katër librat e mëparshëm të saj: “Dashuria është bekim”, “Grua, je parajsa e tokës”, “Dashuri cigane”, “Ah, sikur ta dije!”, kam bindjen e plotë të ngulmoj ta quaj sërish edhe në këtë botim të pestë, të titulluar, “Universi Femëror” poeteshën e shquar Mimoza Çobo. Sepse edhe në këtë libër të radhës, kjo poeteshë e mirënjohur edhe nga suplementet letrare javore të shtypit të shkruar, ku ajo përzgjidhet rregullisht dhe debuton me mjaft sukses, ka dëshmuar qartësisht, se është zëri lirik më i denjë, i përngjasimit me mbretëreshën greke të lirikës dashurore të lashtësisë, në ditët tona.
 
Në tematikën gjithëpërfshirëse të dashurisë, që përmbledh poezitë e këtij libri, tre janë simbolet metaforike kryesore të përdorura më shpesh, “Gjethja”, që simbolizon hapësirën natyrore, ku vegjetojnë ndjenjat e çiftimit, “Vjeshta”, që simbolizon kohën, kur zhvillohen ëmbëlsisht idilet dashurore dhe Gjiri femëror, që simbolizon elementin e magjishëm, me të cilin joshen në dashuri ndjenjat mashkullore. Dhe ja, nga një shembull për secilin simbol:
 
“Ky burrë, që përngjan me përrua vjeshte,/kur ishte i ri, çmendej pas meje,/vërshimi i tij sillte freski, nga lulet e gjethet./ Oh, për atë freski kam përsëri etje!”
“Qiellin e hirtë vjeshtak, përmbys do ta kthej,/portën e zemrës tënde, me puthje do ta thyej,/prej meje s’shpëton dot, as në qiell, as në tokë,/as në lëndinat e parajsës, nuk shpëton dot.”
“I dashur, mos hidh rrënjë në kurbet,/ushqimin shpirtëror, tek unë e gjen,/hoja e gjirit, nektar për ty rrjedh…/ stinëve gurgullon krua i qetë.”
Lirizmi i ngrohtë, buron në vargjet e kësaj poeteshe të rrallë, si uji i nxehtë nga gejzeret e nëntokës dhe bën ta ndjesh këtë ngrohtësi edhe në shqisa gjatë leximit:
“Mbaj vesh si lulëzon një grua buzëmbrëmjeve në prill,/mbaj vesh këngën e bilbilit, strehëve të saj nën gush,/
frymëmarrjen e sythit, që përhap aromë petalesh mbi gjinj,/
ekstazën dehëse, që turbullon dhe më të egrin burrë.”
 
Kjo autore, shkruan me pasionin e saj të fuqishëm për të ngulitur te njerëzit e sidomos te burrat botëkuptimin filozofik, se gruaja është thesari më i çmuar kësaj bote:
“Se ti grua dhe dashuria, jeni bekim i kësaj bote,/krijuar nga thesaret, që ka galaktika jote./Kush përulet urtësisht, para universit tënd,/nderon jo vetëm një grua, por dhe një nënë.”
“Penelopë e dashuruar mbeta, nën tisin e hënës,/
nga marazi enda pëlhurë, venat e zemrës,/nëse s’vjen, të më kërkosh, pa u shuar ylli në mëngjes,/përmbi gjethe do jem tretur, bulëz me vesë.”
*Një drithërimë e beftë të pushton trupin, kur lexon këto vargje, në të cilat gruaja përkushtohet e tëra shpirt e zemër për burrin që do.
“Më thuaj, kush të rri pranë, kur flet me yjet?/Kur hënën pyet për mua, kush të përgjigjet?/…Më thuaj, i dashur, agimeve, kush të zgjon?/Sytë e përgjumur, kush t’i ledhaton?/Kush të puth netëve, si të kam puthur unë,/zemrën fluturake, kush ta vë në gjumë? …”
 
 Intuita e spikatur e poeteshës Mimoza Çobo, për ta integruar poezinë në të fshehtat e botës femërore, e bën atë unike në gjininë e saj, si penë prej gruaje.
“Mbaj vesh gurgullimën, që rrjedh në luginën e gjinjve,/kristalet e qumështit , kur rrokullisen mbi kërthizë, /flladin përvëlues, në kreshtën pjellore të pëqinjve,/vullkanin që rri në pritje, të ndizet nga një puhizë.”
Mjetet e sistemit stilistik figurativ që përdor në thurjen e poezive të saj, janë jo vetëm të larmishme, por kanë dhe origjinalitetin e zgjedhur metaforik që parapëlqen ajo.
“Në lashtësi mendohej, se aroma e gruas së virgjër,/
kishte efekte shëruese e çudibërëse te burri./Portën e fshehtë dhe pse s’ruhej nga ndonjë tigër,/se pushtoje dot, nëse asaj nuk i qeshte nuri.”
“Kur mbrëmja purpuron petalet e shpirtit tim,/një dallëndyshe zbret mbi qerpik ngadalë,/rrëmben biskun e lotit dhe ngrihet në fluturim,/rrëzon qiejve aureolën e dhimbjes e pakëz mall.”
 
 Për ndërtimin artistik te vargut, e të strofës, poetesha Mimoza Çobo, përdor zakonisht dymbëdhjetë rrokshin dhe rimën e alternuar ACBD, e me rrallë ABAB. me te cilat krijon një muzikalitet të këndshëm pothuaj në të gjitha poezitë.
“Ç’forcë eterike bulëzon në sytë e tu, o grua?!/Që askush s’e ka të lehtë të hyj në zemrën tënde,/pa gjetur portën, nga dalin agimet e vesuara,/pa puthur zambakët e agimeve me ëndje.”
 
Ndonëse në raste të veçanta, kjo poeteshe ngre zërin e gruas e të nënës, për problemet ekonomike e shoqërore të vendit, këtë përmbledhje poetike, ajo ia ka kushtuar tërësisht dashurisë, që e ka më për zemër në të gjithë krijimtarinë e saj, me të cilën ka bërë emër të nderuar në lirikën shqiptare bashkëkohore.
 
Ky libër shënon një nga kulmet cilësore në krijimtarinë e botuar pareshtur në shtypin e shkruar dhe të publikuar rregullisht në rrjetet sociale online, të zonjës pedagoge letërsie Mimoza Çobo, ku ajo mirëpritet me interes nga lexuesit e shumtë të saj në mbarë vendin e më gjerë.
 
 
 

Vullnet Mato – shkrimtar -“Personalitet i Shquar”

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,828 hits

January 2022
M T W T F S S
 12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
31  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List