Jacques Prévert
 
Kalendari poetik: Jacques Prévert (1900-1977)
 
Më 4 shkurt 1900 u lind Zhak Prever, poet dhe skenarist francez. Shkrimet e para i botoi rreth vitit 1930 në revistën ku redaktor ishte Xhuzepe Ungaretti. Për disa vite punoi edhe në radio, ku pësoi edhe një aksident në rëndë; në vitin 1948 ra nga dritarja e radios poshtë në trotuar në Champs-Elysées, kjo i kushtoi disa javë në koma, por më pas e rimori veten. Poet i dashurisë Zhak Prever, e famshme poezia e tij “je suis allé au marché aux …” Por të gjitha poezitë e tij janë të bukura, janë të thjeshta dhe të thella; shpresoj t’ju pëlqejë kjo që përzgjodha sot për ju:
 
PUTHMË
 
Në një lagje në Qytetin Dritë njëherë
Ku ajër nuk ka dhe është vetëm terr
Dimër verë njësoj, dimër bën dhe në verë
Ajo te shkallët po rri
Ai pranë saj, ajo pas tij
U bë natë, u nxi
Dhe një erë squfuri vinte
E patën hedhur për çimkat pasdite
Dhe ajo tha
Tani u bë natë
Këtu as ajër s’ka
Dimër verë njësoj, dimër bën dhe në verë
Dielli i të madhit Zot tek ne dhe aq nuk nxeh
Se ka punë shumë tek lagjet e pasura andej
Përqafom’e puthmë
Puthmë, puthmë fort
Puthmë
Më pas do të jetë vonë
Tani është çasti jonë
Këtu çdo gjë rrënohet
Nga të nxehtët, nga të ftohtët
Mbërdhin e fryma të merret
Këtu as ajër s’ka
Veç puthmë, së puthuri mos rresht
Përndryshe e mekur do të vdes
Pesëmbëdhjetë ti, po aq dhe unë
Të dy bashkë bëjmë tridhjetë
Tridhjetë, kalamaj nuk jemi
Kjo është moshë për punë
Të drejtë të puthemi kemi
Më pas do të jetë vonë
Tani është çasti jonë
Puthmë!
 
 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,303,889 hits

February 2022
M T W T F S S
 123456
78910111213
14151617181920
21222324252627
28  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List