Poezi nga Enertin Dheskali
NJË KËNGË PËR TY
Lodron brenda meje sot zëri yt,
E dhimbjet qajnë nën qerpikët e mi,
Aroma jote më ngjeth në shpirt,
Të puth me mendje e bëj dashuri.
Me buzën tënde të vogël më ndez,
E në lekurën e nxehtë më shuan,
O klithme zjarri që s’më le të vdes,
O frymë e ëmbël që shpresën më zgjon.
Në pentagramin e zemrës tënde,
Të shkruajta këngë, të mbolla ndjenjë,
Ndaj mos u end më nëpër vuajtje,
Por eja, bashkë jetën ta ngremë.
Ndaj nëpër vargjet e mia ti prehu,
Kjo është një këngë zemre për ty,
Ndaj në çdo varg, fli edhe zgjohu,
Të mbaj brenda meje, të mbaj në sy…




























Leave a Reply