Bolero e shekullit të XXI / Poezi nga Mirela Leka Xhava

 
Poezi nga Mirela Leka Xhava
 
 
Bolero e shekullit të XXI
 
Të dija më të bukur, botë e këtij shekulli
në fakt, mbase unë, të doja më të mirë.
Çuditërisht shekujt riciklohen, e si ta dija
luftra, viruse, paralelizmat të takohen një ditë.
 
E prisja ndryshe pranverën, me diellin në kupë të qiellit
e të mos kishte natë t’i bënte eklips.
Ajo po vjen e trishtë, e vrarë prej territ
një luftë e re, në këtë shekull ka nisë.
 
Ndoshta botë, pret kompozimin e Ravel
Boleron e shekullit të XXI
Ndoshta pret valltaren, ta rikthejë
në një himn paqeje, të shekullit që vjen.
 
Të doja më humane botë, me dorë në zemër.
Eh, ndoshta duhet të pres edhe një shekull !
Ndoshta mijëvjeçarin tjetër,
e deri atëherë…, ndoshta kam vdekur.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s