Kalendari poetik: Carlo Bramanti 9 mars 1974 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Carlo Bramanti
 
Kalendari poetik: Carlo Bramanti 9 mars 1974
 
Më 9 mars kanë datën e lindjes Umberto Saba dhe Karlo Bramanti. Sot vendosa të sjell për ju Bramantin, poet bashkëkohës italian. U lind më 9 mars 1974, në Augusta (provinca e Sirakuzës). Një nga pasionet e tij është edhe poezia japoneze 17 rrokshe haiku; në këtë lloj poezie ka fituar edhe disa çmime.
 
SYTË E TU
 
Të betohem,
i desha sytë e tu,
sepse kurrë s’më pyetën
kush isha,
me çka merresha,
sepse ata dinin
të shihnin më tej
se një mirësjellje çfardo.
 
Po të hapem,
i desha sytë e tu,
sepse më gërryen përbrenda
qysh herën e parë
deri sa u gjenda
në zbrazëti
me një hullì drite
dhe botët e brishta
të bebëzave të tua
si sytha në gjelbërim.
 
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s