Anna Maria Guerrieri
Kalendari poetik: Anna Maria Guerrieri
Për këtë poete italiane, pak të dhëna biografike gjen në web: ka mbaruar me nota të shkëlqyera në vitin 1972 në Romë universitetin “La Sapienza” për Letërsi Klasike dhe deri vitet e fundit ka drejtuar disa katedra për gjermanistikën në disa universitete italiane. Ja përzgjedhja ime nga poezitë që kam prej saj:
NUK DO TË HESHT
S’kam për të heshtur, po të mos jem dakord,
nuk do të buzëqesh, po të mos jem e kënaqur,
gënjeshtra po dëgjova, nuk do të hesht,
sa të kem zë, atë që mendoj do të them,
do të nxehem dhe sipas rastit edhe do të përshëndes.
Nuk do të hesht, po të jem në kor,
fjalë të ndërtuara nga të tjerët nuk do të imitoj,
po më shkelën, zërin do ta ngre
dhe nuk do të hesht po të jetë fjala për mua.
Me heshtje tmerrin nuk do ta fsheh,
mënjanë nuk do ta le gëzimin,
nuk do të rri pa folur për një vdekje të padrejtë.
As në mbrëmje nuk do të hesht,
kur fqinji im zë të mos ketë.
Sado të më kushtojë, nuk do të hesht.

© shqipëroi Maksim Rakipaj