Omer Tarin
Kalendari poetik: Omer Tarin
U lind më 10 mars 1967 Omer Tarin, poet, eseist, dijetar dhe mistik pakistanez. Pasi shërbeu disa vite si nëpunës i shtetit, u tërhoq në jetën akademike dhe studimet universitare si pedagog. Ka botuar disa përmbledhje poetike dhe studime akademike. Gjithashtu është i dhënë pas mbrojtjes së mjedisit. Ja një shqipërim prej poetit pakistanez:
TJETËR SKLLAVËRIM
Kështu një tjetër art i brishtë
Vuan nën skllavëri
Dhe pushtetet që fuqinë adhurojnë
Sot tjetër betejë luftojnë.
Mos është skllavërim e gjithë kjo,
Ose orvajtje për zhdukjen e arteve
Për gjithë të ardhmen?
Der zeit ihre kunst (Koha arti juaj)
Der kunst ihre freiheit, (Arti juaj liria)
Kjo, të paktën, më pas mund të rivendoset.
Thua ka gjasa për këtë?
S’ma merr mendja, shumë dyshoj.
Si Goethe fatin e Gretchen të shkretë vajtoj:
Mein Ruh’ ist hin (Paqja ime mbaroi)
Mein Herz ist schwer; (Zemra më sëmbon)
Ich find ist nimmer (S’kam për ta gjetur ndonjëherë)
Und nimmermehr. (Kurrë, asnjëherë)
S’kam fjalë,
Jam i shtangur nga vetësiguria
E më të këqinjve të këtij brezi
Nga ngutja e tyre shkatërrimtare
Nga mënyra si grahin pa mend
Përmes këtij Perëndimi të Egër.
Ç’mendoni se ka ngjarë?
Edhe sa do ta durojmë?
Këtë robëri të turpshme?
Ç’tjetër mund të bëjmë?
Shënim: vargjet në gjermanisht janë edhe në origjinal

© shqipëroi Maksim Rakipaj