Poezi nga Kolec P. Traboini
TANI HYMË NË MARS
Tani hymë në Mars, ndaj mos harro, mikja ime,
drurët nisin të lëngështojnë e dashuritë të ngjizen,
prandaj dhe ditë pas dite koha ngrohet
e marrëzitë e dashurisë
pafundësisht shtohen, derisa,
digjen e përvëlohen në korrik e në gusht,
brenda çdo gjoksi e brenda çdo zemra,
për tu fashitur në vjeshtë
e për tu trishtuar letargjikisht në dimër,
me një cikël të ripërtërirë në çdo pranverë.
Tani hymë në Mars…
tani pikojnë yje mbi ëndrra që zgjohen.
QYTETI KURRKUND
Kaloi dita e shtunë dhe unë nuk pash ty …
as korrespondencë, as imazh, as fytyrë, as lëkurë
e pse jo, as këmbë,….
kurrkund fytyra e bardhë,
kurrkund hunda e vogël përpjetë,
kurrkund sytë e kaltër e të mëdhenj,
kurrkund flokët bionde në gështenjë
kurrkund trupi disi elegant për 40 vjet….
Ku vajtën të gjitha këto me 14 maj 2005, ditën e shtunë?
Në cilën pikë të globit gjendët qyteti Kurrkund?
Nga libri “Requiem për një gjethe” 2005