Poezi nga Vasil Çuklla  

 
Poezi nga Vasil Çuklla
 
 
Ti, vret me heshtje
 
Nuk di ç’të thanë,
as pse t’a thanë,
as kur t’a thanë.
Ngriva si të takova,
mbeta mekur…
Qiejt u ngrysën,
tek kokën bën mënjanë
Drita u ndryshk,
gjithë zogjtë kishin vdekur!
Një zë brenda meje çirret:
më mirë, vramë!
 
 
Flutura
 
Dikur vemjëzonte, ndrydhur nën kësulë,
jetën dashuronte.
Pastaj u bë flutur, flutur “zonjushbukur”,
flutur që flatronte!…
Flutur krahëshkruar, me flatra praruar,
flladesh pranverorë
Endet përmes lulesh, pjalmin ju shpërndan,
lart, përmbi kurorë…
 
Pranverës luluar, ja fal frymën shpresës,
qan me pik të vesës!
 
 
Të gdhenda meslotit, të mbylla aty
 
Kush tha, se nuk qan loti,
kush tha, veç shpirti qan
dalldisë, faqes gremisur
e loti, faqen lan…
 
Kush tha se loti, s’qan?!
 
Kush tha, se nuk flet loti
kush tha, është i pangjyrë
tek rrjedh në vrrer i mpiksur
e ndrin përmbi fytyrë…
 
Kush tha, është i pangjyrë?!
 
Kush tha, se nuk fal loti
tek syrit pikon hidhur?!
I pikëllimit lot,
s’mban brengën shpirtit ndrydhur…
 
Tek syrit pikon, hidhur!
 
Kush tha, se s’qeshet loti
gremisur, shënd e verë
Si lule manushaqe
që lajmëron pranverë
 
Tek rrokulliset faqesh!
 
 
Ah, kjo rrugë!…
 
Ah, kjo rrugë e mbetur, fundshpirtit,
përmes hapash ku më shkoi, fëmijëria…
Gdhendur memorjes, si lulja e Prillit
kalëruar ëndrës. Ja ku është, shtëpia!
Pakëz më poshtë, përfund kalldrëmit
Ku rrokullisen, të voglat, hapat e mia
 
Ja edhe shtëpia, që më priti, më rriti!
 
Ah, kjo rrugë e kalldrëmtë, e gurtë
Skalitur çdo guri, i njomti kujtim…
Fëmijëria më bredh ende, duarxhepash
E buzët më mbenë, miturakes vërshëllimë
Kapelja rënë sysh, mbi balluken e drurtë
Djegur zhegut të vapës e terrur si eshka
 
Djegur vapës e terrur, gugatjes së ngurtë!
 
Ah, kjo rrugë mbetur thellë shpirtit
Më thërret, hapin tim, kur ka kohë të dëgjoj…
Nëse jam larg, diku, mbytur trishtit
Nëse jam pranë… Gjithsesi do të më ftoj
Të çapem aty, në lugje kujtimi
Të haroj brengë e dert edhe hall të haroj
 
Vetëm ti, rrugë e gurtë, s’do të tretesh harimit!
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s