Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
13 për 14 mars
 
Babai pëlqente festën e Novruzit,
Nëna pothuajse ishte pagane,
Me kova e ngrinte ujin prej pusit
E thyente në kthim ca degëza thane.
 
Pastaj shkonte pa u ndjerë te furrikët,
Vezët e freskëta i zjente me cipa qepe,
Bënte dhe bukësheqere me miell të misërt,
Thellë në zemër kishte dite feste.
 
Avllisë së gurtë i jepte një fshesë me xanë,
Lëpushkave të thata u vinte pas pak zjarr
Poshtë një lisi që kish mbajtur kambanë…
Unë luaja me tymin dhe prisja një behar.
 
Dhe sot,për kujtimin e shtrenjtë të nënës,
Ritin e saj po bëj plotësisht,
Me cipa qepe i zjeva vezët nën draprin e hënës,
Veç një pus me brenga e kam natyrisht.
 
 
***
 
Pak farë borziloku desha të hidhja
Në helmetën tënde,
O njeri i armatosur,
I mjerë!
Zogjtë nuk më lanë ta shpërdoroja farën
Dhe era frynte e çmendur,si asnjëherë.
 
 
QELQET
 
Seç kanë një kollë të thatë qelqet në bufe,
Këto murgesha që rrinë në manastir.
Hedh sytë tek to,më djegin me rrufe,
Po prapë më ndjellin me pa hir.
 
Më thonë e më thonë:Na ke mbaruar,
Na mbush ose na thyej e na përplas,
Plot kemi lindur në një kohë të shenjtëruar,
Pastaj, ngadalë, me një gotë na zbraz!
 
U kthehem të gjorave,që më kot mbajnë tapë:
Më duket se ju keni një vrimë te fundi,
Dielli s’di ç’të bëjë kur ka vapë,
Hëna s’ështe e veja e një katundi.
 
Pa i marr dhe i përplas të tëra,
Gati që të bëj,të bëj hatanë,
Falem shpirtërisht e dëgjoj zëra
Tek më fton pranë vetes një tambzanë.
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s