Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa

 
Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa
 
 
Të jesh një delikate femër!
 
Të mbetesh një flu femërore është shumë e vështirë,
ndërsa para teje frymojnë të vrazhdat fjalë,
atëherë besoju qerpikëve dhe qeshjes në cep të buzës,
besoju syve që ndjekin pulëbardha!
 
Është shumë e vështirë të mbetesh një delikate,
për atë që zoti të besoi më shumë,
kur hir të mëkoi mbi flokë,
kur mënçurinë ta kremtoi nën sharmin e shikimit.
 
Është tepër e vështirë të mbetesh femër,
kur shigjetat drejt teje lundrojnë paragjykime,
i lirë vizioni yt shpirtëror,
i bukur dinjiteti yt vajzëror!
 
Është bukur të mbetesh e brishta femër,
që në kthim tek ai të jesh e dëlirë,
kur yjet të falin shpirtin e tyre,
kur zhaurimat e vrazhda mbesin nën hije.
 
Është mrekulli të mbetesh femër,
pas pseve që për ty janë zgjedhjet e tua,
mbushur duart me lule Marsi,
veshur shpirtin me qëndresë diamanti.
 
Është detyrim të mbetesh një femër plot mirësi,
se bota mbi ty mallon dashuritë,
edhe atëherë kur tundojnë dhimbjet,
edhe atëherë kur lindin pabesitë.
 
Është hyjnore të mbetesh femër,
pas çdo rënie hëne në det,
pas çdo ngrirje stalakmitesh në sy,
atëherë kur forca jote është buzëqeshja që verbon..
 
Është bukur të jesh femër,
eshtë dashuri,
që të bën të matesh me perënditë,
në maturi,
në sharmin që ata të besuan,
në të vetmen fuqi femërore,
heshtjen prej zonje!
 
 
Magjia e thyerjes!
 
Ajo u thye në rrëzim para dashurisë,
pikërisht kur drita nga errësira u ça,
copëza u bënë fjalët në grafema,
u thyen premtimet e mëdha!
Ulur mbi copat e pasqyrës,
mbi thyerjet e imazhit të saj,
ato më të voglat thellësitë,
ato të mëdhatë dashuritë.
Miliona gjethe humusi,
përreth iu bënë kurorë,
u thye mbretërimi i plotisë,
grushtoi veç një fjalë në dorë.
Zemër!
 
 
Bota më e bukur mes ujërash bir!
 
E vërteta e kësaj pranvere,
e bukura e botës brenda nënës,
mes ujërash që lëkundin ëndrrat çuditëse,
parajsë mbet.
U bronxuan gjethet jashtë,
ëndërr mbet realiteti i parathënë,
më mirë brenda me frymë që ka frikë të dalë
sesa jashtë ku zogu këndon sirenën.
Lëvrijnë qepallat lodhjen e ardhjes,
dhe natyra tha-mos dil,
besë vetes nuk i ka,
në dëshira, në pritje,
dhe plaku nuk desh për herë të parë rilindjen e tij
të burrnohet brenda nënës më mirë,
ky fëmijë,
është luftë më e ndershme përplasjet për dashuri se ardhjet pa liri!
E rrallë të qarët e pranverës,
e rralë që nuk e do rilimdjen e saj,
të linden vdekjet e kërthive,
të vdesin lindjet e luftrave në Maj!
Mes ujërash gjithmonë mbet më bukur,
si dikur kur bota u ngjiz,
me frymë të pafaj!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s