Poezi nga Sinan Vaka
POEZI SIPAS MOSHËS
Qipariza të lartë përballë, si krahe çuditëse …!
Qielli i mbrëmjes, fillon dhe errësohet nga lindja,
bindesh, përse kjo jetë vrastare, sfilitëse…
Fillon nga hiçi dhe mbyllet egërsisht te dhimbja .
Ç’ ngelet brenda saj ? E padjallëzuar paqja qiellore
dhe ti humbet kotësisë tradhëtisht idete,
ndërsa mendon solemn, heshtjes djallëzore,
kupton përse je i turbullt!
Nesër? Nesër … më i paqetë ..
Dridhesh si fajtori i rënë prej Zotit në keqardhje,
edhe pse koha zgjat dorën e saj të hijeshme,
e sotmja ngjan enigma, dëshirë apo përqarje.
e nesermja …?
E nesermja … më e pamëshirshme.
Humbur ngjyrat e zemrës lexon pleqërinë,
por edhe mendimet që ankorohen në brigjet e flirtit,
kësisoj kupton, pse errësira ngjason me zinë
dhe brenda gjithë jetës, alegrinë e shpirtit.
SEKRETET E NDRITSHME
Dobësitë kthehen thashetheme
brenda meje,
pastaj vjedhin sekretin e heshtjes;
Stuhia e mendimeve
vret qetësinë e gjumit.
Në mijëra forma mund të fshihem
duke shndëruar zemrën
në realitete të ndryshme.
Lisi dodonian i shpirtit shushurin
duke rilexuar sekretet e ndritshme;
I trembesh përgojimit?
Emrin tënd vetëm unë e di
Zonjë e ishullit tim.
***
Jam gjithënjëlloj, si hardhia në vreshta,
ku ende shfaqet frenja e pavjelur .
Nuk mund të largohem nga shpresa,
ndërsa, ende një bistak i haruar ka ngelur .
Njerëz! Jemi shembuj dhimbjesh në kalim.
Unë jetoj për të tjerët,
por të tjeret mos qofshin ata që s’ dua.
Sekreti i frutshëm i poezisë së bollshme
Frenja e vonë që prej tyre u shijua .