MË MBAJ PAK DORËN (Në kujtim të mikut tim Agim Mato) / Nga: Edmond Llaçi

 

agim-mato

Agim Mato

 

MË MBAJ PAK DORËN

Në kujtim të mikut tim Agim Mato

Përtej asaj që dua të shpreh dhe atij veprimi kur dikush të kërkon ndihmë, kuptimin e vërtet të titullit do ta ndjeni midis këtyre rreshtave pasi nuk ka lidhje vetëm me miqësinë tonë të hershme por me formën si egzistonte ai njeri. I mirë formuar, të cilën si cilësi e shfaqte fare lirshëm në çdo lloj bisede e në çdo moment, ishin pjesë nga jeta e tij e përditëshme, me veten dhe shoqërinë
Mikun tim Agimin të cilit zërin dhe emrin e tij të mrekullueshëm ende po ja ndjej tingullin, ku e besoj se të gjithë miqtë e dashamirësit e tij do të jenë në atë që ende po përjetoj, i cili në këto momente ndodhet larg nesh këtu e një vit, ngacmim i përhershëm që lidhet me mungesën e tij është tepër i dhimbshëm. Agimi ishte agimi im, ishte dita më fatlume e njohjes me të.
Ta mar e mira, gati të njëjtë lartësi trupore kishim e cila si cilësi e tillë na jepte mundësinë të shiheshim në sy “pa u lodhur” dhe ta kuptonim më shumë njeri tjetrin. Në jetën e përditshme, në ato orët e shumta ku ndjenja, miqësia na pranonte të ishim së bashku, pa çka se ai ishte dhe është shumë më lart prej meje, për herë do të jem mirënjohës dhe krenar. E ndjeja, ishte dhe do të jetë e vërtetë. Përtej jetës reale të asaj familje të mrekullueshme, bota e tij ishte edhe më e mrekullueshme.
Ky ishte Agim Mato. Në formën më të çuditshme, me aq sa e kam përjetuar botën e tij, aliazhet e shumta të embrionit, të ekzistencës së tij ishin nga metalet më të çmuara të jetës mbi tokë. Ky ishte Mato ose “cuore matto” si e thërrisja ndonjëherë me humor ku prej gati gjysmë shekulli më dha mundësinë e perceptimit ose më saktë të gëlltitjes të realiteteve që ka kaluar dhe po kalon shoqëria shqiptare dhe ajo e përditshmja e qytezës më jugore të atdheut tonë të dashur tek e përjetuam bashkërisht. E kujtoj vazhdimisht mikun dhe besoj se edhe ai po më ndjek në çdo hap.
Ishte tepër i këndshëm ku shpesh me humorin e tij shkonte përtej saj, përtej realiteteve. Nuk tutej siç shprehen veriorët tanë. I kishte bindje të gjitha pa çka se nuk ja përtypnin disa sepse, në vërtetë nuk mundeshin. Në qoftë se do të deshët një fakt, ri lexoni poezitë e tij. A ka njeri ta kundërshtoj?! Formimi, egzistenca njerëzore, bota e madhe e shprehur në rrjeshtat e shumta të tij të krijon bindjen për cilësinë, stilin e tij të veçantë dhe atë çka mbarte në to. Shpesh kujtonim edhe momentet më të vështira të jetës të cilat ishin gati të njëjta. Kujtoj edhe momentin kur më dha kurajo pas goditjes nga regjimi komunist që mori familja ime. Pas asaj, u afruam edhe më shumë “krijuam grupin e rradhës kundër diktaturës.”
Për të paqyruar cilësinë e humorit të tij, titulli i shkrimit “më mbaj pak dorën” tregon botën e mrekullueshme prej poeti por edhe më tej, atë të jetës së përditshme ku të gjithë, bile edhe ata që nuk e njihnin nga afër, të shkëmbenin batuta humori ku vazhdimin e saj do ta kishte “në majë të gjuhës”
Ende pa dalë nga zyra e tij, si gjithmonë kur do të iknim prej andej më tregoi për një ndodhi të këndshme. Ai ishte brilant. I shfrytëzonte në mënyrë të mrekullueshme situatat. Duke më shtyrë në ato shkallët e ngushta, duke dale prej andej, më tregoi për atë moment të cilën e la ta përjetoja aty ku do të shkonim. Nuk e kundërshtova pasi me pak shprehje e kuptoja ku do të dilte.
Ishim ulur kur ajo, kamarierja e këndshme na u ndodh pranë në çast. Buzëqeshjen e saj kisha filluar ta imagjinoja pa ardhur vet ajo, vërtet e ndjeva si të tillë. E shfaqur në çdo cep të buzëve tona prej ngjarjes të ndodhur dy-tre ditë më parë, tek unë filloi të shkarkohej në formë tepër gazmore. Më vonë pasi kishim konsumuar rakinë të shoqëruar me një kafe turke të mesme, kur po çoheshim prej andej, atë dorën e imët të mikut tim, kamarierja tek erdhi në çast, e mbështolli butësisht me duart e saja. Ajo rioshe elegante, me dëshirën më të bukur njerëzore e ndihmoi të çohej prej andej nga ku qëndron te ulur, ndërsa ai, me humorin e përhershëm i përsëriti atë shprehjen e para dy-tre ditëve: “Më mbaj edhe më shumë dorën.” E gjithë kjo situate kaloi me të qeshura e batuta edhe prej të tjerëve që ndodheshin aty të cilët ishin të gatshëm ta riprodhonin atë situate në format më të ndryshme. Besoj se të gjithë e pranonin humorin e tij të këndshëm.
Ky ishte Agim Mato, miku im përhershëm i cili me gjithëse më mungon e kam pranë. Kur më pranoi në “botën e letrave”më mbajti pranë, në çdo moment pavarësisht se isha veçse dëgjues në ato bisedat e takime të ndryshme të shoqatës. Në ato pak të shkruara para shumë viteve diku rreth viteve 80-85 edhe më vonë, nuk guxoja t’i a jepja t’i lexonte por pas një veprimi tek po kërkoja mendim nga të tjerë u binda se ishte ai që mund të më orientonte. Vërtet që hoqi shumë kryqe mbi to por më udhëzoi se si mund ta zhvilloja atë që më ngacmonte, atë që e ngacmoi edhe vet Agimin. Fal tij munda të botoj dy libra.
I tillë ishte formimi i tij shpirtëror tek shfaqej në tone të buta karshi të gjithëve që plotësonin bukur “Artin Jonian” të ngritur e të konsoliduar me mjeshtëri prej tij. Sigurish jo i vetëm por me Mërkurin, Zarballanë, Halilin, Çaushin, Zafiratin, Maliqin e të tjerë. Në anën organizative ishte mendja dhe dora e tij që e mbajti të gjallë dhe dinamike duke thërritur në qytetin tonë nga njerëzit më të shquar të letrave shqipe, nga diaspora dhe fqinjët tanë.

 

Edmond

Edmond Llaçi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s