NJË FTESË NË DITËN E VERËS / Poezi nga Kadrush Radogoshi

 
Poezi nga Kadrush Radogoshi
 
 
NJË FTESË NË DITËN E VERËS
 
“Eja sonte në ëndrrën time!
Eja qoftë si Apollon
Qoftë si Sokrat eja
Dhe mos provo të trokasësh
Në derën e hapur vetëm për ty”
Më ftove sot në Ditën e verës.
 
Do të vie, vetëm kur të jeshë gati
Për të më pritur në një Kopsht të Ri Edeni
Ku s’do të jetë i ndaluar asnjë frut.
 
Më ftove të vija sonte në ëndrrën tënde
Unë pushtimi i padukshëm.
Do të vie patjetër,
Patjetër do të vie unë pushtuesi
I hartës së gjeografisë sate shpirtërore
I hartës së reliefit tend trupor
Të veshur vetëm me dritën e hënës.
 
Fajtore për gabimin tim të bukur
Do të jeshë ti
Se më ftove të vija në ëndrrën tënde
Prandaj unë do të vie si Apollon
Si Sokrat do të vie unë
E do të gjykoj
Në mënyrën time krejtësisht të vaçantë.
 
Aktgjykimin do ta dërgoj sonte
Në adresën:
Ëndrra e bukur e një gruaje
Në qytetin Dashuria pa kushte
Rruga e një milion trëndafilave
Numri: magjik dhe treshifror.
 
“Eja sonte në ëndrrën time
Në ëndrrën time të vijsh sonte patjetër!
Mos provo të trokasësh
Në derën e hapur vetëm për ty!”
 
Edmonton (Alberta, Kanada)
14 Mars 2022

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s