MERAKU I NJË POETI / Poezi nga Leonard Bixhili

 
Poezi nga Leonard Bixhili
 
 
MERAKU I NJË POETI
 
Shkruante dikur një poet letra një vajze
ku i shfaqte në vargje gjithë dashurinë
dhe ajo e ndiqte nga pas pa bërë naze,
pa pyetur prindërit, kishën apo xhaminë.
 
Shkruante dikur një poet mbyllur në një dhomë
nën dritën e një llampe të vjetër me vajgur,
vargje që zgjonin turmat që prej kohësh gjëndeshin në komë
dhe ngriheshin e ndiqnin padronët me gurë.
 
Shkruante dikur një poet mbyllur në një qeli
vargje për vuajtjet që s’kishin të sosur,
pastaj copat e letrave i fshihte brenda në gji
dhe i lexonte me rradhë një nga një çdo i burgosur.
 
Shkruante dikur një poet dhe shpesh pyeste veten,
Ç’do të bëhet kur “dritat e skenës” për mua do jenë fikur,
këto që shkruaj do harohen apo do mbeten ?..
Vallë do pëlqehen nga ata që do vijnë
kur unë do kem ikur ?….

One thought on “MERAKU I NJË POETI / Poezi nga Leonard Bixhili

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s