Poezi nga Sergei Esenin / Shqipëroi: Vasil Çuklla

 
Poezi nga Sergei Esenin
 
 
U lodha së jetuari
 
U lodha së jetuari, në tokën atërore,
me nostalgji hapësirash, të grurit të zi
do t’a braktis kasollen, kthyer në nevojtore
do t’iki si molar, si një rrugaç i ri…
 
Rishtaz do të rrikthehem, shtëpisë atërore
gëzimin të gëzoj, harenë e dikuj tjetër
Dhe në një natë të blertë, teposhtë dritares sime
njëheraz do të varrem, me mëngën e xhaketës.
 
Shelgjishte të argjenda, të ngjitur buzë gardhit,
kokat do të ulin, madje, më ëmbëlsisht.
Dhe fare, pa u larë, pa asnjë ritual
do të varrosem lehjesh, së qenve, marrëzisht.
 
Hëna pedalimin, mesqiejsh do vazhdoj,
lopatat tek ka humbur, në të liqenit ujra
Rusia do vazhdojë, të jetë, po ajo…
vallzimit edhe qarjes, kufijve vënë, tek buza!
 
 
Nuk pendohem!
 
Nuk pendohem! S’bërtas, vetëm qaj
Koha e pabesë, si vesollkën më shkrin
Ngjyrnaja e vyshkjes, fatale mbaskëtaj
E humba, gjithënjëherazi, rininë!
 
Me të vjetrin rritëm, s’ke për të trrokthuar
Zemër, që kapluar, mba të ftohtit…
Dhe, parajsës sime, atij fshati, të vonuar
Elegji, këmbëzbathur, do t’i thurr, vetë – Zotit!
 
Shpirt rrugaç! Së fundmi dhe më rrallë
Zjarminë e buzëve, letargjisë ma zgjon
O e munguar! Brishtësi – ëndërrvrrarë
Morri ndjenjëhollash, që mes syve hepon.
 
I kursyer jam bërë, tash, gjithë ndjesive
Jo, jo!… S’ka si është, e imja, kjo jetë!
Mungojnë stuhitë, shurdhojnë mes gjijve
Dhe dita, mëngjes, shumpremtues, s’do të ketë.
 
Jemi, gjithkush, të zhbëshëm kësaj bote
Nga pemët e gjithëgjeth, ky shpirt do të ik
Qoftë, përherë ky çast, vesvesuar shqote
Që patëm, qënësinë, por edhe zhbërjen, mik!
 
 
***
 
Përpara se këmbana të ushtojë, si për gjëmë
të vish dhe të më zgjosh, nga gjumi, o Mëmë!
Të botës, ngrohtësi, pas, si ta kem lënë
vëllain do të gjej, përjashta, o Mëmë!
 
Në ëndërr e pashë, nën pallton erë- fryrë
ëngjëlloren, kish fshehur, të vetën, fytyrë
Tek priste, më këmbë, aty në dëborë
të Tetorit pluhur, tek shkundtte, me dorë!
 
Do të dal… dhe ai, me vete do më marrë
ndoshta gjejmë, fosilin, e hënës së vrarë.
Të vazhdojmë rrugëtimin, rrugëve, sa ka
të ecim ngadalë, shoku – shokut, për krah!
 
Mëmë, nesër, të më zgjosh, sa më herët,
ende pa u shuar, kandili i ndezur.
Dhe, nëse mëson, se poet ish yt bir
dritën e shuaj… dhe bë kryqin, më mirë!
 
 
 
Vasil cuklla
 
Shqipëroi: Vasil Çuklla

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s