Cikël poetik për fëmijë nga Nehat Jahiu

 

nehat

Cikël poetik për fëmijë nga Nehat Jahiu


ATDHEU IM

E dua aq shumë vendin tim
Se ai ësht ATDHHEU im
Aty ku janë fushat e malet
Ku të parët e mi i kanë varret.

I dua shumë të bukurat flutura
Kur në livadhe i përqafon lulja
Aty ku uji i ftohtë gurgullon
E shpirtin tim ma freskon.

Unë mu në këtë vend të bukur linda
Në ATDHEUN tim të dashur u rrita
Gjithnjë më kaploji gëzimi e hareja
Kur me lulet e bukura erdhi pranvera.


ÇANTA IME

Çanta ime mbushur me libra e me fletore
Unë me shoqe e shokë kapor për dore
Për çdo ditë së bashku shkojmë në shkollë
Asnjëherë çanta në shpinë nuk më lodhë.

Për në shkollë kur nisem ndjem e gëzim
Kur nisem e buzëqeshur për në shkollën time lumtur
Më duket se fluturoj si një flutur
Sa e bukur dhe e dashur është shkolla ime
Kur e shoh të buzëqeshur aty mësuesen time.

Çanta ime mbushur me fletore, lapsa e libra
Është një dashuri e madhe e imja
Unë e mbajë ate në shpinë me shumë


DALLËNDYSHE

Dallëndyshe në sy tuaj po lotoni
Nga vendi juaj kur po u largoni
Me mall e shumë dashuri po shkoni
Vendin tuaj asnjëherë mos e harrini.

Dallëndyshe vendin tuaj ju këtu e keni
Çerdhen të zbrazët mos e leni
Kudo ju që të shkoni
Vendin tuaj kurr nuk duhet të e harroni.

Kado që të shkoni ju të bukurat dallndyshe
Vendi atje ku të shkoni është ndryshe
Edhe lulet aromën nuk e kanë me shije
Rrezet e diellit nuk ngrohin si në vendlindje


DHURATA PËR MËSUESEN

Sa herë unë shkoj në timen shkollë
Rruga asnjëherë nuk më lodhë
Nisem për në shkollë me gëzime
Se atje unë marr diturinë time.

Eci si një bletë , një bletë sorkadhe
Tani nuk jam e vogël, por e madhe
Në shkollë ndjehem shumë bukur
Me shokë e shoqe jam e lumtur.

Sa e bukur është kjo shkolla ime
E ndjej si folenë time
Ajo më dhuronë këshilla e dituri
Tek ti unë e shoh timen ardhmëri.


ERDH PRANVERA

Me shumë lule të bukura erdhi pranvera
I mbulon kopshtet era
Dallëndyshja vijenë fluturim
Këtu thonë është bukuri e i dashuri vendi im.

Cëcrojnë zogjtë ciu, ciu, ciu në degë të pemës
Kur fillojnë të dalin rrezet e dielit të praverës
Sa e bukur në ëshë kjo stinë
Bilbëli herët në mëngjes ia thot këngës me rimë.

Male dhe fusha në çdo anë na mbushen me blerim
Nuk ka më të bukur se vendi im
Erdh pravera e na solli shumë e shumë gëzime
Në të bukurën e të dashurën vendlindjen time.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s