Poezi nga Agron Shele

 

AgronShele 2

Poezi nga Agron Shele

 

Korbi i Edgar Allen Poe

E lexova Edgar Allen Poe
këngën e korbit gjithësesi
shumë vite më parë
në atë kokrramën tek qëndonte mbi një kishë
majës së kryqit në katedrale
pastaj gjithë apostujt e memorizuar
në një formë gotike sklupturash
dhe lutje për besimin e tunduar.

Hyra tek shenjtëria e tij
ose besimi i një gjeneze të humbur
pashë kryqëtarë që luftonin njeriun
dhe njeriu besimin në *Zot,
por kurrkund nuk ndjeva humanizmin e shekujve
veç sy që derdhej në lot
teksa një fëmijë humbiste në gjak
e një nënë e ndiqte pa skaj.

Kem lexuar shumë e më shumë
për më të ëmblën dashuri
tek ngrihej në emër të saj
dhe pëfund mbetej prapë klithmë,
rrethonte akreonin e zemrës
e në fund bëhej fli,
por kurrë si më parë
që një korb s’ di ç’ këkon
e një Edgar Allen Poe;
*Errësir’ e asgjë më shumë…

Tashmë shkallët e Aligerit
nuk zbresin nënkateve pa fund
por çojnë në themelin e gjenezës
dhe na ngrejnë shtatë kate fluturim
e kështu i dashur Poe
asgjë nuk humbet në këtë botë
vetëm një kokrramë Korbi
dhe një jehonë që pas na ndjek.

Errësir’ e asgjë më – Edgar Allen Po

 

Kalorës i fjalës

Do të ta vjedh dashurinë që kishe për kuajt Bodler
dhe orët e tëra tek i sodisje,
si vraponin e krifet tundnin nëpër erë
atij kërcimi të bukur
trup që shkonte një me imagjinatën tënde
e kujtonte lirinë
në një vrikth të shpenguar
me kraharorin hapur dhe duar drejtuar nëpër qiell.

Kalorës i fjalës
ti që dritën e rrëmbeve nga kryqi
dhe po nga kryqi more arratinë
për të udhëtuar prapë nesër
dhe mbetur përjetë,
si apologji e asaj që shkon përtej jetës
dhimbjes së heshtur
dhe lëngimit të shpresës.

 

Shtegtim
(poetit Bardhyl Londo)

Çasteve të paritura
lojës së dyshimit, pa fill e fund
përpjekjes së të qenurit
në një rreth që s’ e kapërcen kurrë veten
rob i fatit
në ditët kur pesha e mundimit
shtyp muret e shpirtit
dhe gjithë përpjekja e vetme
tretet bashkë me ditën dhe perëndon vdekjes së një dielli.

S’ ka më Itakë
ishull, që gjithë vorbullës jetë i erdhe përreth
kurrë s’ e arrite
as në pragditët që laheshin në pragvalë,
ku kërkove pirgun e bardhë
për të vozitur vizionin e fundit
në një shpëfytyrim mendimesh
tymit të cigares dhe një gote më tepër avullit të ngjitur gjer në qiell
përshafqjes së beftë
si më i bukuri kujtim.

Pirgu i librave atje ndanë trotuarit
ka dhe emrin tënd
fle nën shiun e përhimtë
por dhe diellit që faqet ja përzhit,
ndërsa fjalët
ato ngelen njësoj
sot në kortezhin e përcjelljes së një njeriu
nesër, si rilindje e nje feniksi nga hiri!

 

Shtrojë

Askush nuk kërkoi më tepër
veçse një kurorë dafine,
simbolin e vetëm të një ngjyre të ndezur
që verën e kthente në stinë,
askush s’e kuptoi pse paqja
kalonte në të vetmin shteg,
që shkelte çdo prag e falej në një gur
si më i madhi gëzim ndër shpirt!

Sa më mungon vogëlsia ime,
pëpjekja ca më tej
tek ndanim kafshatën e fundit.
Ndërsa sot asgjë nuk më kthen,
nuk vlen as kupa e hedhur,
bora e dendur ca më shumë,
tek ngjjitnim përrenjtë nxitim
dhe krahët hapnim, si në te fundit fluturim.

Sa më mungon ajo botë e thjeshtë
tek nxitonim në mugëtirë,
t’i qepeshim malit gjer në krye
e pastaj të turreshim greminave pa fund.
Por ja, koha e solli
që mal e brinjë të braktisim
dhe në fusha të mendjes të fshehim
të heshturat e sotme – lëndinë.

Ndoshta atje ka rënë paqja e munguar
dhe bredhi i vetëm gjelbëron,
oshtin ndoshta edhe një zile
kroi të ftohtë në kumbim,
zajeve që zbresin mbi lumë
e tymit të ngritur në qiell,
jetës së thjeshtë baritore,
fyellit që zgjon një sëmbim,
në imcakë të mërguar
dhe palë dëbore
që zbardh përmbi çdo shpirt!

 

8 Mars!

Mendon se i harroj ato duar të zgjatura
ato përkedhelje në të tmerrshem varfëri,
fli vogëlush, se nesër do zgjohet më e mira ditë
e frikshmja apologji shtonte dhe më tepër uri.

Një filxhan qumësht dhe një tas me ujë
tek te tjerët, ca dhe më keq
përzhiste fëmijërinë me bukë misri
e pastaj vraponte lëndinave pa fund,
që të ndihej vetes, botës arrati
trumpetimit proletar, ” brezit të ri
marrëzisë së ardhur, pa fill e fund
i mbijetuari i shekullit, gjer në flijim!

 

Ave Ukrainë

Për të zbritur gjer tek njeriu
nuk mjafton jeta
as fataliteti që numëron statistika
llogari për humbjet
por vlejnë llogaritë për ardhjet,
sepse vetëmohimi
është një dhimbje e shkaktuar nga diktatorët ,
që së fundi marrin shpagimin dhe ngelen njollë e errët.

 

Koka e Meduzës

Shkojnë shekuj dhe ajo vret e vetëvritet,
herë kokën ia rrëmbejnë
dhe për pak kohë mendojnë se paqen e arritën
e prapë ajo në trup të gjarprit shkon.
Zvarritet mbi dhimbje e shpirtra të rrënuar
poshtë velit të zi
me urrejtjen që kurrë nuk soset
por rrënjosur morfozës njeri.

Ja e fillove luftën!
Vrave e vetëvrave foshnjën në gji
dhe së fundi mbolle gërmadha,
ndërsa *Koka e Meduzës
asgjë më shumë –
një etje dhe turp i larë gjakut pa trup!

 

Paqe e prishur me veten

E mori armën dhe shkoi atje,
ku as vetë nuk e di
shënjestra e parë ishte një grua
që e la djalin jetim
dhe ai do rritet sigurisht
me pamjen e gjakut që nuk fal
tek dergjet foshnjërisë së mbrojtjes
nga paudhësia e të tmerrshmit njeri.

Koha kalon
por plagën nuk e fshin
mallkimin gjithësesi,
pse pamja e fundit ngelet një ëndërr makabre
që të fut në dhe e kurrë s’ gjen amshim!

 

Shpirt jetim

Katër shkaqe në shtatë shqisa
nostalgji e përpjekjes për të qenë,
për të thënë atë që jemi
një grusht eshtrash
një hap para, dy hapa pas
botës së falur
me dëshirën e *Zotit
që na sjell si vegjëli
e na rikthen sërish në humus
filizave që do rilindin
dhe kreshtë e ngritur katakombeve, që beson se do prekë qiellin.

Pohim dhe mohim
i asaj që na pëqen të rrëfejmë,
ose ndiejmë se diçka na plotëson e jep krahë fluturim
për të zgjatur çastin e vetëm
shkëdijën e një ylli polar që zgjat gjer në agim
mëngjesit të ardhur kaq herët
frustruar kohës së gjatë
nën një mjergull,
që vjen rrëmbim e beftas gurëzon imagjinatën
në të tjera ngjyra
hijëzuar në pasqyra që reflekton epokat,
stautujave që prekin lartësitë
me rrënjët e kryqit brenda vetes
dhe rrëfimit për shpirtin jetim!

 

Sant

Ti je atje
me të gjitha ngjyrat
ngatërruar shpirtrave të trazuar
në një shigjetë që pikon gjak përmes një zemre të lënduar
ndoshta harruar,
por je dhe atje
ku fundosen humnerat
zemrave të thyera
e shpirtrave që rendin thundrave të egra të kuajve.

Asnjë gjurmë s’ ngelet udhëtimit të verbuar
se humbëtira i përmbledh të gjitha
në barkun e një fajtore
që akuzohet si kurtizane e heshtur,
thjesht në përmbyllje sysh
dhe frut i ndaluar
i epokës moderne në egzaltim ëndrrash
plagës më tepër,
shtuar në trupin e paganëve të flijuar.

E morën virgjëreshën
e lidhën për fatin e shenjtit dhe gurit
drurit dhe lisit
krimit të radhës
me besimin e jetës,
se skllavja do derdhte pikën e fundit të gjakut
dhe karma e fatit do merrte shpagimin e triumfit.

Ndizen ngjyrat
bëhen harqe dhe ura psherëtimash
madje dhe një pemë, ku fshehtas lutet dashuria
gjithçka përfund një kupe të hidhur
përmbysur sërish e sërish
tek e nesërmja e një veladoni të rimishëruar!

 

***

Një shkëlqim i hapëryer
pas Hënës së fshehur në liqene të fshehta
që teret dimrit
avullit të drurëve
avullit të drerëve
rëmimit nën borë, për udhën e përditësisë
flakëruar jetës
dhe vrikthit të së nesëmes
në një linkth të shpenguar
lëndinës shpresë që do çelë një pranverë.

 

Sant Elize
(for Sant Valentin)

Ajo pret
një diell që i ka munguar prej kohës
në botën e saj çmendurake
të grishjes së stinëve
tek ecën rrugës fillikat
me kujtime, që e kthejnë në të kthjelltën natë
në një gjysëm hëne të rrëzuar mbi shtrat
pas një gotë vere më shumë dhe një dehje që nuk dihet sa do të zgjatë.

Pastaj gjithë ajo melankoli
që e shtyn përtej vetes dhe botën më nuk e gjykon në dy sy,
një vështrim të vetëm me flokët e rrëmbyer nga era
diku buzë një lumi
ku ujërat trazojnë memorien
dhe magjia prek statujën e ngritur me aq mund në të bardhat e linjta.

Nuk është amfiteatër i hapur
as përulje e një dashurie që përfundon në farfarmë
thjesht është një çast i vetëm
ku rishfaqja e të bukurës
me hire të plotësuara
rënkon dhimbjen e shpirtit
në dertet e vetmisë
prekjes së munguar dhe altarit që mëkatet ja ka mishëruar. gjirit të *Perëndisë.

Ajo pret
zjarr dhe dëshirë
eliksir mbi buzët e një trëndafili
që rastësisht mbetet *Requem
në një ballo të shfaqur enkas,
por kurrë nuk beson në ngjyrat e ylberit
dhe përherë në ritualin e saj
ndjek të njëtën rrugë
mban të njëjtën beretë
me një buzëqeshje që shkon përtej të pamundurës
përjetë si *Madam e afreskut të natyrës ngritur në Sheshin ” Shën Elize”!

 

Si, sot…!

Gjithmonë isha aty
mëngjesit që niste me ditën e re
në një vrap të çmendur
falë pushimit në një ore studentore,
vija
rrugës ku harmonia e kultit muzikë ngulitej në shpirt
pastaj një kafe e harruar
buzë Lanës që rridhte aq qetë.

Se kuptoj pse m’ u kujtove sot
ndoshta si dëshirë ose dhembje në shpirt
ato krela dhe puthje pas mesnate
më rikthyen më të madhin gëzim.

Ti je atje,
je dhe në fanfarën e erës që trazon qiejt
por largësia nuk ndan
as jetët si shkojnë
janë rrjedhë e zakonshme e një bote që nuk vdes,
janë i vetmi çast , ku më duhet të gjej amshim!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s