Poezi nga Oskar Uaild
Heshti e Dashurisë
Ja pra, si vet dielli, nën shndritjet e dukura
hënën e mekur dëbon, rezistuar,
larg guvave të errëta, fare pa shijuar,
këngë – psallmë, bilbili
bukuria juaj, buzët ka pranguar
dhe bën të padëgjueshme, këngët më të bukura.
Edhe si vetë agu, livadheve kapluar,
era fshikullon, me flatra të rrymta
thyen kallamishtet, nën puthje të florinjta,
që vetëm ato, kanë fyejt formuar
kështu dhe dëshirat brenda meje trazojnë
dashnia e madhe, dashninë le pa gojë.
Sikundër vështrimi, veç ty, të veçoi,
se heshtur qëndroj, me lirë të ç’kurdisur
para se ndarja, fatgjëmë të qëllojë
dhe të na largoj, tek vjen, gjithë e stisur
ti, buzësh të tjera, që harmonisë këndojnë
dhe unë këtu, tek rri, kujtoj më kot
puthje, që nuk dhashë, këngë, që s’i thashë dot!
(Copëz nga: Balada e të burgosurit, Reding)
Vërtet, gjithkush vret, gjithë ç’dashuron
dhe duhet, mandej, t’a dëgjojë gjithkush.
Me lajka vrasin ca, atë, që e pengon
Të tjerë, me vështrimin të zhbëjnë, të prushtë.
Frigaçi, me një puthje, të vret
Dhe trimi, me shpatë, ja ç’është e vërtetë.
Të rinj e vrasin dashurinë, disa
Të tjerë, cazë pleq, si janë bërë
Me dorë epshore e mbysin, sa s’ka!
Të tjerë, me dorë, “të pa vërë”…
Edhe, për vetë faktin, se shpejt ftohet trupi
Zemërmiri, me tehun e thikës të bjen.
Për pak dashuri, çartnxënies nga turpi…
Shesin dashurinë, kur ka, kush e blen.
Dikush, sypërlotur, të thotë “sa rëndon”
Të tjerë, mbyllur gojën, të zhdukin
Ndërkohë, që gjithkush, vret ç’dashuron
Asnjeri nuk vdes, s’ka shpirt të lejë trupin.

Shqipëroi: Vasil Çuklla