Poezi nga Odise Kote
AJO DRITARE …
Ajo dritare, sy i përgjakur, qëndron e ndriçuar natë për natë,
lumëzeza të mos vdesë pa u rrëfyer, se është sipas Biblës mëkat.
I mer me vete të gjithë tundimet dhe ikën, ikën të flerë,
Mendimet e gjumit ashtu flakëritur shkojnë drejt e në qiell.
Palcë e eshtrës dhe venat kthyer në fije zjarri a feks vezullie
Përtej qelqeve, përtej dëgjohen ngashërimet e fshehura në hije.
Shkrin xhelatina e syve në pritje, denim e ndëshkim me dehje,
Rrënim i menjëhertë o zot, dhe nata mbulon mëhallën me heshtje …