Kalendari poetik: Alberto Frattini (1922-2007) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Alberto Frattini
 
Kalendari poetik: Alberto Frattini (1922-2007)
 
Sot, më 29 mars, është 100 vjetori i lindjes së Alberto Frattini-t, kritik letrar, poet dhe eseist italian. Në vitin 1944 u laurua për Letërsi Moderne dhe Filozofi në Universitetin e Romës. Si kritik letrar, poet, eseist, ka bashkëpunuar me disa revista brenda dhe jashtë vendit. Ka bashkëpunuar edhe në përpilimin e Enciklopedisë Treccani.
Ja një poezi nga poeti italian:
 
 
MUZG
 
Kur të gjithë zërat meken
qielli fillon të zbehet
dhe flladi vjen mu si përkëdhelje
e një engjëlli të trishtë mbi kopshtet e bardhë,
në zemrën time zbres në heshtje.
 
Gjithësia hesht e zhytur
në bardhësinë e kaltërsisë,
pa dritë është toka, por nata
ende s’ka çelur lulen e saj plot yje.
Tani gjithçka përgjumet,
mbetur si e shtangur,
nga muzikë e largët përkundur.
Në këtë qetësi përhumbem dhe nuk shoh tjetër
veç dritës së vagëlluar të ëndrrave të mia.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s