Poezi nga Rami Kamberi

 
Poezi nga Rami Kamberi
 
 
KUR LINDESH, NËN ROBËRI…
 
Kur lindesh nën robëri
Ninullat t’i këndojnë, lotët e nënës
Kulla të kalit me krenari
Liri të duket, dritë e diellit e hënës
E malet të falin dashuri
 
Bjeshkët t’i mësojnë, shtigjet e qëndresës
Të prinë besa, kah ecjet shqiptarçe, si shqiptar
Shikimi i babait, të duket, dielli i shpresës
Plisi me shajak e me brez, të pikturojnë krenar
Dasmor lirie, si burrat e kullave e të besës
 
Kur lindesh nën robëri
Rritën, ta përkundë nënëlokja, me fisnikëri
Kulla të kalit me krenari
Dritë dielli e hëne e toka, të duket Shqipëri
E malet të falin dashuri
 
 
BORXH TË MBETA, DASHNI…
 
Rrudhat e ballit ma thonë
Sytë e harruar, nga shikimet e jetës
Thinjat tinëzare ma thonë
Si gjethet që bien, stinës së vjeshtës
 
Borxh të mbeta dashni, pse, se di as vet
Frikësohem nga motet e ikura, jo s’koti
Kur më pikturohesh, si pleqëria më vret
Dua, që të të dua, po s’le dhimbja e loti
 
Rrudhat e ballit ma thonë
Dashni, borxh të mbeta, për sytë e jetës
Thinjat tinëzare ma thonë
Mbete lule ti, unë sikur lisi pas vjeshtës
 
 
TRISHTUAR RRI, PËR ARDHMËRINË…
 
Trishtuar rri, për ardhmërinë
Në qytetin e njëzetetetës, ku më mbeti flamuri
Si tiranët që ma marrin, lirinë
Në maja të Sharrit, ku Shqipërinë ma ndanë guri
 
Gurë, ku dasmorë e krushqi i pushonin zërat e hutave
Dasmës së madhe, për nusen e mbetur pa pajë e duvak
Gurë, ku më nuk dëgjohen as zërat e plisit e lahutave
Dielli ku ta prekë shtatin e qielli e toka jetën ta përgjak
 
Trishtuar rri, për ardhmërinë
Plak i mbetur e i thinjur nëpër motet plot tradhtar
Si tiranët që ma marrin. lirinë
Për ditët e festave të mëdha, të them jam shqiptar
 
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s