Kalendari poetik: Konstantin Pavlov (1933-2008) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Konstantin Pavlov
 
Kalendari poetik: Konstantin Pavlov (1933-2008)
 
Sot, më 2 prill, është data e lindjes së Konstantin Pavlov, shkrimtar dhe poet bullgar, një nga më të shquarit gjatë periudhës komuniste. Por librat e tij i nënshtroheshin një censure të rreptë, madje i hoqën të drejtën e botimit për dhjetë vjet. Vërtet, nuk i burgosnin dhe pushkatonin poetët, ama shokët bullgarë nuk e ulnin vigjilencën proletare. Gjithsesi, Pavlov nuk iu nënshtrua kurrë regjimit komunist.
Fitues i disa çmimeve ndërkombëtare. Veprat e tij janë përkthyer në disa gjuhë evropiane; ja një poezi e tij në shqip:
 
 
SHAKAJA
 
U pëshpërita diçka
të vdekurve
dhe u gajasën, aq fort u pëlqeu.
Pastaj, më pëshpëritën ata
diçka
dhe u shkrimë së qeshuri.
Mund edhe t’ju rrëfej
çka më thanë ata.
Por ç’u thashë vetë
do ta mbaj të fshehtë.
 
T’ju flas më shkoqur –
s’ma mban.
Të vdekurit e kuptojnë shakanë,
të gjallët ta marrin për keq.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s