Edith Södergran
Kalendari poetik: Edith Irene Södergran (1892-1923)
U lind më 4 prill poetja finlandeze që shkruante në suedisht, Edith Södergran. Njihet si nismëtare e ekspresionizmit në Finlandë dhe pati ndikim të madh në poezinë suedeze në kohën midis dy luftërave botërore. Rruga e saj në poezi nisi në vitin 1916 me një përmbledhje poezish në vargje të lira. Tuberkulozi që bënte kërdinë ato vite e mori në moshë fare të re, 31 vjeçe. Ja përzgjedhja ime në 130 vjetorin e lindjes së saj:
KËSHTJELLA PREJ AJRI
Kështjellat e mia prej ajri, si bora u shkrinë,
ëndrrat e mia si ujë rodhën,
nga ç’kam dashur më mbeti vetëm
ja, ky qiell i kaltër dhe ndonjë yll i zbehtë.
Era mes pemësh lëviz fare lehtë.
Zbrazësia fle. Ujët hesht.
Zgjuar rri një bredh plak që kujton me mall
si puthi në ëndërr një re të bardhë.

© shqipëroi Maksim Rakipaj