Poezi nga Alisa Velaj / Shkëputur nga vëllimi poetik “Shtjellë reje, shtjellë zjarri”

 
Poezi nga Alisa Velaj
 
 
DIALOGË RRETH TË VËRTETAVE TË NJË STINE 
(E shkruar për Johanna Elisabeth)
 
1
Johanna më rrëfen se në kopshtin e saj 
gjysma e bimëve janë vyshkur tashmë…
Lulnajë e vdekur, pëshpërit mundimshëm. 
S’ ka pikëllim më të kristaltë se kaq.
 
Lumenjve notojnë drejt amëshimit gjethe të verdha. 
Bari i tharë parqeve si kurrë më parë në Amsterdam.
Ç’ të bëjmë, Johanna, ç’ të bëjmë?
Stinët u ngatërrokan më keq se ne njerëzit…
 
2
Lutem mos u ngatërro për pak me zhurmat,
deklaron Johanna plot solemnitet.
Dy pacientë të moshuar për një rrëfim me homiopaten
humbin krejt besimin të dinë se i dëgjojnë.
 
Unë nuk kuptoj asnjë fjalë prej gjuhës
që fjalosen pacientët një kat më poshtë. 
Përhumbem me kërshëri në lulnajën tej dritares 
dhe më vjen ndërmend moskuptimi i burrit
që dhuroi tërë pasurinë për të ndërtuar një park, 
i cili s’ ;do të mbajë dot kurrë emrin e tij…
 
3
Dëgjo, Johanna, i them në buzëmbrëmje: 
a s’ ;janë krejt heshtjet tona djerrina blerimesh, 
ku prehet shpirti i një lumi të harruar?
 
Varet, më thotë ajo mbështetur pas një druri.
Shpirti i një lumi zgjohet për çdo vjeshtë,
kur drejt tij shtegtojnë shpirtra gjethesh.
 
E vërtetë, Johanna, i them si nëpër ëndërr. 
Është njësoj si etja për lumin 
që zgjohet ndër ne sa herë kapërdijmë harengat,
apo si shpirti i burrit që frymoi veç për një emër…
 
 
KUMBIM
 
Ajo ka tulipanë të bardhë mbi krye.
Nënkresë tulipanësh sa herë hap sytë prej zgjimit.
Ajo është varkë në ëndërritjen drejt dritës.
Kumbim i ngujuar në një shtat tulipani!
 
Tinguj lopatash tek rrahin ujin
i mbërrijnë s’ di se nga…
 
 
AI TULIPAN I BRUZTË!
 
Ai tulipan i fshehur
mes dy trungjesh,
thellë në pyll, thellë,
ándrron për çdo çast
të rrëkëllejë dhe pak vesë.
 
Vesë ëmbëlake
perëndimesh në muzg…
 
Ai tulipan shtatflakë,
ai tulipan i bruztë!
 
 
DUO VIOLINASH
 
Ai rend nëpër erë me një violinë në krah.
Pika shiu rendin pas tij.
Në një stacion treni në mesnatë, shfaqet këmbëzbathur ajo.
Me një violinë supeve dhe krela të verdha mbi fustanin cipëz hëne.
Etjen e tokës e ndjen gjer në palcë…
 
Ata s’ janë takuar kurrë askund.
As violinat e tyre.
Të dy rendin shpesh për aty ku nuk janë nisur.
Ndaj, me siguri do të takohen një ditë.
Mbledhur kruspull si petale tulipanësh…
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s