Poezi nga Kadrush Radogoshi

 
Poezi nga Kadrush Radogoshi
 
 
ASTRONOMË UNIVERSESH NJERËZORE
 
Poetët kanë diçka të përbashkët me astronomët
Kur zbulojnë universet paralele.
Kur zbulojnë yllësi lirie,
Kur zbulojnë planete të reja dashurie,
Poetët bëhen astronom të botërave njerëzore.
 
Kur dashurojnë poetët
E veten e shohin yll kryesor
Të një galaktike të panjohur,
Së pari ngulmojnë
Ta zbulojnë forcën e gravitetit
Të planetit grua,
Madhësinë e zemrës vullkan,
Thellësinë e shpirtit oqean.
 
Vrimat e zeza nuk mendohen nga poetët
Se ato flasin për vdekjen e gravitetit
Se ato mund ta kapërdijnë çdo planet njerëzor
Të posa zbuluar nga busolla e dashurisë.
 
Poetët bëhen astronom universesh njerëzore,
Kur zbulojnë yllësi lirie,
Kur zbulojnë planete të reja grashë.
Sa herë zbulojnë gravitetin e një bote jetësore,
Poetët kanë diçka të përbashkët me astronomët.
 
Edmonton, 3. 4. 2022

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s