Poezi nga Lumo Kolleshi

 
Poezi nga Lumo Kolleshi
 
 
PRANVERË NË ARREST
 
Eh, karantinë, që na çmende,
Rreth të hekurt na vure kokës.
Ke frikë të puthësh gruan tënde,
Pale, larg qoftë, ndonjë të botës.
 
Në arrest fute pranverën,
Për dallëndyshet nuk dhe kthim,
Bilbilat që këndonin herët,
S’di ku vajtojnë në mjerim.
 
Të ndarë e larg, larg e të ndarë,
Dy botë të kundërta u bëmë,
Mallkojnë çatitë, trarë e binarë,
Për pakëz diell, për dy gisht hënë.
 
Lulet i hodhën pemët mbi dhe,
Se ç’frut do pjekin, nuk e di.
Ky mallkim i madh ç’ishte për ne?
Mos vallë gatuam kaq ligësi?
 
Kërkojmë lirinë, të lirë nuk jemi
Dhe e kërkojmë me qiri,
Siç bridhte rrugëve Diogjeni,
Të gjente vetëm një njeri.
 
Makutëritë e kësaj bote,
Planetin mbarë kane zemëruar,
Përplasen pllakat e një epoke,
Të flakim lekurën tonë të gjarpëruar.
 
 
TË THASHË, MOJ PJERGULL
 
Të thashë të mos çelje, moj pjergull,
Të thashë, sa gjuha m’u bë copë,
Ti pe qershinë që ngriti vetull,
Shpërthimin nuk e mbajte dot.
 
Të thashë se mali mbledh dëborë
E fjalët m’i more si trill.
Të them sot e gjithmonë:
Harro të çelësh më shtatë prill.
 
 
Vargje në kohë besdie
 
Eh, çudi si fryn kjo erë,
Në facebook të faqes sime,
Qenkan sulur shumë bankierë,
Deri dhe në Filipine.
 
Më kërkojnë miqësi,
Nga gjithë bota veç bankierë,
Sikur unë, shufra me flori,
Me lesh xhami kam mbështjellë.
 
Po, s’mërzitem, në tastierë,
Ka për fat dhe një “delite”,
Fshi e fshi për ditë bankierë,
Sa vet fshesa m’u mërzit.
 
 
Fyerje
 
Eshtë fyer rëndë soji i qenve,
Ua vodhën lehjen njerëzit me imunitet.
Hidhu,o popull, kockën e fundit mes këmbëve,
Së paku, të hahen e të shqyhen me lezet.
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s