Kalendari poetik: Bela Ahmadulina (1937-2010) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

 
Bela Ahmadulina
 
Kalendari poetik: Bela Ahmadulina (1937-2010)
 
Bela (Izabela) Ahmadulina, lindur më 10 prill 1937, është quajtur nga kritikët si pasardhëse e denjë e poeteve të mëdha ruse Marina Cvjetajeva dhe Anna Ahmatova. Jetonte në Peredelkino, një kompleks vilash të rehatshme, të cilat Stalini, me ndërhyrjen e M. Gorkit si patriark i realizmit socialist, i shndërroi në vendbanim për artistët, që t’i shërbenin sa më mirë regjimit.
Me gjithë Jevtushenkon (bashkëshorti i parë i saj), qenë nga të parët që i prinë erës së “shkrirjes” pas vdekjes së kanibalit Stalin. Por komunizmi vazhdoi edhe pa Stalinin. Në vitin 1958, kur Ahmadulina qe studente në institutin Gorkij, Boris Pasternak u shpall fitues i çmimit Nobel për veprën e tij të shquar “Doktor Zhivago”, propaganda komuniste ndërseu qentë e saj, artistët bythëlëpirës të regjimit: “sssss…kape!” Por jo të gjithë u bashkuan me korin e koneve lehëse. Ahmadulina, Jevtushenko e plot të tjerë mbrojtën me guxim shkrimtarin Pasternak dhe veprën e tij. Sot, në 85 vjetorin e lindjes, sjell këtë shqipërim nga poezitë e saj:
 
 
PRILL (АПРЕЛЬ)
 
Ja vajzat, veç dashuri kërkojnë.
Ja djemtë, duan vetëm të bredhin.
Ndrron moti në prill, gjërat ndryshojnë
Njerëzit kërkojnë njëri tjetrin.
 
Porsi perandor ky muaj i ri,
Nga vetja do me qën’ më sqimatar,
Çdo fjalë ta thuash me bujari,
Çdo ditë falje ka në kalendar.
 
Po, çliro nga zinxhirët lumejtë,
Flake tej ç’të ndan prej dashurisë,
Pa menduar fal dritë dhe jetë
Dhe kjo të largon prej pleqërisë.
 
Vetëm unë s’e pata këtë fat.
Por edhe aq nuk ja kam lakminë.
Ti më pyet, unë përgjigje s’kam
Dhe dritën fik, rri në errësirë.
 
 
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s