Poezi nga Eva Kacanja

 
Poezi nga Eva Kacanja
 
 
Ke fillu me iu mçef drit’s syve t’mi….
 
Ti ke fillu me pas frik nga dashnia,
Ke filllu me iu mçef drit’s syve t’mi,
Ke fillu me e mçef andrra e lumni,
Do me m’ba me besu,se s’jemi ma Nji!
E ke harru se veten,e ke lan te un,
Ke lan mendimin,ndoshta dhe ma shum,
Ke lan or,net edhe dit,
Nji t’vertetë që rritet me muj e me vit’.
Hojen e nji puthje që mjaltohet n’shpirt,
At’mbërthim’n e durve,tuj spërdredh gishtrinjt,
E ke lan veten në nji zjarr hyjnor,
Ku bjen si fmia e ngrihesh burrnor.
Do me m’ba me besu se s’jemi ma Nji,
Syt po ia mçef,drit’s syve t’mi,
Prrallesh me mu,n’lojna e fjal,
Me u pa rrall,gjoja me u përmall,
Do me mohu çka Zoti t’ka fal,
Do me e shujt, at’frym që t’mban gjall,
Je ngushtu n’panik,si nji njeri i mpakt,
Ke harru kush je,mbi kurriz çka mbart,
Nji yjsi n’nishana,i kam numru,jan shtat,
Shenj e nji qielli,nji qielli t’pamat…
Ah sikur me mun,me kuptu ma shum,
Kurr s’ma lshon dorën,kurr s’ke me m’hum…
 
 
Kohë ku-ku-dhësh…
 
Kukullat…
Kukudhët…
Kuku/llat-dhët,kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë një mashë e mirë në duart e të ligut,intrigantit,të paaftit,atij që vjen nga hiçi e i ngrihet skiçi…
Kuku/llat-dhët lëpihen sepse kanë një cen.
E ceni është i gjithëllojshëm:mungesë identiteti,mungesë aftësie,mungesë komunikimi,mungesë kurajoje,mungesë përvoje,mungesë qytetarie,mungesë njerzillëku,mungesë dinjiteti.
Dhe në mungesë të këtyre mungesave,kanë me tepri lëpirjen,servilosjen,nënshtrimin,përdhosjen,zvetënimin.
Kukullat dhe kukudhët rrinë bashkë,e pinë “teken”bashkë,fushojnë bashkë,i ngrenë çadrat bashkë,i ndajnë bonuset bashkë…s’ka gjë po nuk rrodhi,pikon…
Kukullat-Kukudhët janë miq të një ideali:
T’i gjuajnë pemës plot kokrra!
Të vrasin shqiponjat!
Të hedhin baltë se diçka do të mbetet…
Por harrojnë,ku-ku për ta!
Pema ngrihet drejt ajrit,shqiponja i rreh krahët në ajër e balta ruan gjurmët e tyre…
Kukullat dhe kukudhët i shërbejnë natës dhe vitrinës…
Por Dielli shkëlqen,e drita e tij i venit ata,i bën të padukshëm,të pafuqishëm, inekzistentë!
Ku-ku për Ata e lum për Ne…!
 

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s