Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa

 
Poezi nga Dhurata Haxhiu Kasa
 
 
Kur bien ëndrrat nën shi!
 
Me shi ky mëngjes i trajtttë,
koha rutinën e saj ka,
zgjohemi nën rënien e saj mbi tokë,
toka një zgjedhje ka!
 
Të gjitha janë nën pushtetin e shiut,
dhe lulet e kumbullës dhe zogjtë e fshehur,
veç ëndrrat rebele përzien mes shiut,
vallëzojnë paktin mes natyrës dhe njeriut.
 
Kush nga ato diktoi imazhin qiellor,
këtë veç Dimri i Shtrausit e di,
në mes të shiiut bie dëborë,
lëshuar nga ëndrra ku fshehur je ti.
 
Rrallohen pikat tekanjoze të shiut,
qerpikët lëvizin disi,
një botë e tërë që ëndrrën po mbyll,
po mbyll romantikën nën shi.
 
E kotë që shiu të jetë fajtor,
e kotë pafajësia e ëndrrës,
të dyja të lidhura në një fat,
bien nga thellësia e qënies.
 
Shi që zbukuron tokën me ëndrra,
vajzat fustanbardha ecin mbi to,
apoteozë e kohës le të jenë,
endrrat e lagura dhe shkeljet vajzërore.
 
Le të mos pushojë kurrë ky shi,
toka e ëndërrzuar me pamje magji,
ku rënia ka peshën e dëshirës,
ku për herë të parë toka ka pamjen njeri!
 
Një mëngjes gri me shi,
ku ëndrrat po bëjnë pulitjen e fundit nën qerpikë,
aty fillon zhgënjimi i përkunfërt,
i asaj që duhet të shndrrijë.
 
Pas shiut bien zogj qiellorë,
që ngushëllojnë lotët e ëndrrës!
 
 
Një copëz qielli!
 
Një copëz qiell nga i imi ta fala atëherë,
kur ranë mbi ty qindra kristale,
u shndërruan në pikëla shikimesh,
më the jam këtu!
 
Sa larg qielli im por i bukur, ah sa i kaltër,
me detin në paralele të mahnitshme,
ku dallgët e mërzitshme,
putheshin në largësi të frikshme.
 
Unë qiellin tim e kalëroj me oaza magjie,
se shoh veç shëmbëllimin tim në sfidë dashurie,
gjithmonë ti je aty me shtatin si kolonë,
kaq më mjafton për qënien tonë.
 
Më mjafton tingulli i harpës në mbrëmje,
kur sytë mbyllin ditë të vështira,
kur geni im është i paqtë,
rilind nga vdekja si drita nga errësira!
 
Copëzat e shtrenjta të unit,
i mbaj në friz të kujtesës,
ec me shpirtin e tyre në dorë,
e vetmja vlerë si meteorë!
 
Në copëzat e qiellit tim,
flatrojnë zogjtë krahëbardhë,
mali thërrmohet nën fytyrën diellore,
mbushet fjalëmjaltë!
 
Pulis sytë nën qiellin tim,
le të vdes aty nën kaltërimin e saj,
e bindur se linda veç paqëti,
e qetë se ngadhnjeva hapësirën e saj.
 
 
Ji e fortë mike e vjetër!
 
Ecur gurëve të rrugnajës u troshit vegimi,
një çelje mëngjesi një agim i ankthtë,
edhe pse në ecje shumë hapa të vrazhdë,
shpirti yt rebel ëmbëlson një zë të paqtë.
 
Mos e shiko hënën e dashur se ajo veç zili të ka,
për fjalët, për ngjyrat e shkeljeve që lindën dritëza,
fytyrës diellore të besimit mëkoi një vesë shprese,
se vërtet dielli ka veç një dashuri,
guximin e dritës,
që e ke dhe ti!
 
Në hapat që duan nga ty të ecin e di që do zgjedhësh ato më të vyerat
për të guxuar fort që dritën me sy fëmije ta dritësosh në vete,
ti je e fortë mike e vjetër e sfidave të reja,
se në ty jeta gjitthmonë ka gjetur strehë rilindje të vetes,
ndër pemë, lule e njerëz!
 
Një zile tel bie pa u ngritur një receptor,
nuk ka problem e dashur,
ka plot qiej me meteorë,
që mund t’i puthësh, t’i falësh një fjalë,
biseda me qiellin është një rast i rrallë,
e di që i ke përzemër yjet,
që ndritojnë fjalë.
 
E pathënë mbase por prapë unë flas me ty,
me vitet që shkuam bashkë me distanca këtu-aty.
 
Ji e fortë mike por mos hesht në heshtje,
grishe fatin me forcë duke e parë shtizë në sy,
se jeta po mundohet të të sprovojë,
por unë e di që është veç një kundërti e kotë e saj.
 
Besoji tokës, tokës që e deshe aq shumë,
besoji miqve që janë me ty netë-pa gjumë,
beso në duart e tua që mbollën bimë pa fund,
kape besimin në genin që kurrë nuk të mund!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s