Manuel Bandeira
Kalendari poetik: Manuel Bandeira (1886-1968)
Poet, kritik letrar dhe përkthyes brazilian, u lind më 19 prill në Recife, në Brazilin veri-perëndimor. Pati rini të vështirë, në vitet 1916-1922 humbi të gjithë familjen nga tuberkulozi, edhe vetë qe i prekur nga ajo sëmundje; pas vitit 1922 bëri një vizitë prej shëndetit në Evropë; u kthye më mirë nga shëndeti dhe më modern si poet; pas vitit 1924 filloi të botonte veprat e tij më të rëndësishme. Edhe pas më shumë se 50 vitesh nga vdekja, mbetet një nga poetët më të nderuar brazilianë. Ja një shqipërim prej tij:
KAFSHA
Dje pashë një kafshë
Te kazani i plehrave
Që rrëmonte për ushqim.
Kur gjente diçka
Nuk e kqyrte, nuk e nuhaste:
E kullufiste me babëzi.
Nuk ishte qen,
As mace,
As mi.
Ajo kafsha, o Zot, ishte njeri.

© shqipëroi Maksim Rakipaj