Poezi nga Shefqet Dibrani

 
Poezi nga Shefqet Dibrani
 
 
MORTI I MOTRËS
 
Motër pse kështu na le këngën e gurëzuar
E ngrirë e pret vëllain e pikëlluar
 
Dhembja për ty është si kënga e trishtuar
Kumti se po ikën shpirtin na ka trazuar
 
Motër më premtove se në Prishtinë më pret
The s’ka ligatinë vdekjen që ma sjellë?!
 
Oh mendja mu kall nga ky lajm çatall
Ikja jote qenka e vështirë dhe batall
 
Ike moj motër pa ma dhënë edhe një përqafim
Kur në Velani të vija, më falje sall gëzim
 
Ardhjes sime gjithmonë ju ke ngazëllua
Sot, zemrës çfarë dhembje iu shkallmua
 
Oh Prishtina u zbraz edhe nga një dashuri
Loti i kristaltë po derdhet si dhembja për ty
 
Për ty motër ndalën këngën edhe zogjtë e malit
Kur të ra mbi funeral pikëllimi i vëllait
 
Malli i vëllait që është tretur në mërgim
Thinjat mbi kokën e tij iu bënë trishtim
 
Trishtimi po ndodh edhe sot në Prishtinë
Udhë e mbarë motër se pas teje dhe unë do vij…
 
Të betohem se kam me t’ardhë
Se atje kemi Nënë e Babë që kanë për ne mall
 
Malli e dogji këtë jetën e (pa)sosur në aktrim
Shpirti Yt ngjitet qiellit në flatrim
 
E ne lutemi për ty
Amshim
dhe
Amen!…
 
Prishtinë, 12.04.2022.
 
 
TRILOGJI PËR NJË VRASJE
(Mikut dëshmor Agim Ramadanit)
 
Akti i parë (poezia)
 
E vranë poetin me plumba të natës
Ia zhbiruan zemrën tej për tej
Mushkëritë ia bënë pluhur në humnerë
Po vargu poetik ia mëkoi shpirtin
I ktheu frymëmarrjen
Se ai ka bërë poezi për jetën
 
Sa herë janë përpjekur për ta vrarë
Vargu poetik i bëhej mburojë
Për ta mbajtur përjetësisht gjallë
 
Akti i dytë (piktura)
 
E vranë vazhdimisht e vranë
Duke e tretur në vaj dhe ujëra të pista
Ia thyen gishtërinjtë që të mos vizatonte jetën
Bebëzat e syve ia verbuan që mos ta shihte brushën
Por pikturat ia shëruan sytë ia mëkuan gishtërinjtë
Dhe vajin e bënë ujë e ujin e kulluan
 
Kur e qëllonin pas shpine për ta vrarë
Pikturat i bëheshin beden e istikam
Dhe në galeri e kthenin të gjallë
 
Akti i tretë (ushtria)
 
Ai la Parajsën Artin e Poezinë
Gruan dhe tre fëmijët
Shkoi ushtar në Luftën e Koshares
Për ta çliruar Kosovën
Për të afruar ardhmërinë
Vargjet përplot gjakim
Për ditët që pikturoi
E plumbi në praglirie e mori
Agimi në Epopenë e Koshares
Vet’ kufirin ka çliruar
E Flamurin më lart e ka çuar
 
Pastaj ushtarët e varrosën
E mbuluan me Dhé sikurse Anteun
Toka e Kosovës shenjtëroi
E shpirtin e Tij te zotat e çoi
 
Epilog:
 
Tash nga atje përgjëron rritën e fëmijëve
Dhe pritjen e bashkëshortes për kthimin e Tij
Ai, tashmë Kosovës ia fali pikturat e poezinë
Dhe një “Ditar Lufte” për ardhmërinë
 
Dhe pret i gjallë në përjetësi…
 
*Agim Ramadani ra heroikisht në Betejën e Koshares më 11 prill 1999.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s