Kalendari poetik: Ted Kooser 25 prill 1939 / Përgatiti materialin Malsim Rakipaj

 
Ted Kooser
 
Kalendari poetik: Ted Kooser 25 prill 1939
 
Ted (emri i vërtetë Theodore) Kooser është poet bahkëkohës amerikan. Pasi mbaroi studimet në Universitetin e Iowa-s dhe në Nebraska, botoi rreth 25 përmbledhje poetike. Në vitin 2004 u shpall poet i lauruar i Kongresit dhe në vitin 2005 fitoi çmimin Pulitzer për poezi.
Ja një poezi nga poeti amerikan:
 
 
DUKE ZGJEDHUR NJË LEXUESE
 
Së pari, do të më pëlqente të ishte e bukur
dhe të ecte gjithë hijeshi mbi poezinë time
kur ndjehet më e vetmuar pasdite,
me flokët ende të njomur te qafa,
sapo të jetë larë. Të ketë veshur një
pardesy, të vjetër, të ndotur,
meqë s’ka parà ta çojë në lavanderi.
Do të nxjerrë syzet dhe atje,
në librari, do të shfletojë poezitë e mia
dhe do ta verë librin sërish në raft.
Dhe do të thotë:
“Me këtë çmim, mund të çoj
pardesynë te pastrimi kimik.”
Dhe ashtu bën.
 
 
maks
 
© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s