Poezi nga Alma Zenellari

 
Poezi nga Alma Zenellari
 
 
PEMËT…
 
Ato mbeten të bukura edhe kur zhvishen
Kthehen harqe violinash,
Pranverën e zgjojnë sythet…
 
 
NJË YLL MARSI
Grejsit tim)
 
M’u ul në prehër një dallëndyshe,
një zog i brishtë, dy sy pafaj.
Marsi këtë herë më troket ndryshe,
kur shpirtin ma puth shikimi i saj.
 
Marsi troket mbi syrin tënd,
me zërin tënd përhap pranverë,
fjalët e tua unë i kthej këngë,
ujëvar’ylberesh që kurrë nuk shterr.
 
Ti prek një fletë ashtu papritur,
kërkon sirena, zana me flatra,
përthyen ngjyra mbi det të hapur,
përhap ylber mbi re të kaltra.
 
Ti bëhesh flutur, pak pulëbardhë,
ti zgjon një ëndërr, unë puth një sy,
me ty princesha ime e rrallë,
një tufë me yje ndezim aty.
 
Aty ku ëndrrës ti i jep jetë,
nga jeta jote shpirti im…
Pa ty kjo jetë ç’kuptim mund të ketë,
ti je pranvera që puth blerim.
 
Në prehër më ulesh ti stinëpranvera,
dhe zemrës sime i flet ngadalë,
prehërin ma mbush me luleshqerra,
si zanë që del nga një përrallë.
 
Ti rrezediell plot shkëlqim,
ti dashuri shpirt i bekuar…
Je pikëgjak i gjakut tim,
ditët e mia ke shenjtëruar….
 
 
MOS…
 
Mos m’i vrisni mëngjeset e kaltra,
Ato zgjohen me frymën e trëndafiltë të vajzave.
Lindin nga sytë e tyre plot dritë,
Edhe dielli ngroh më fort sepse ato jane zgjatim i rrezeve të tij.
Mos m’i vrisni ditët
që mbajnē mbi supe bekimin e nënës
Netët e bardha mos m’i gjakosni
Le të ndriçoj mbi to veç drita e yjeve
dhe fytyra e kthjellët e hënës…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s