Poezi nga Behare Daja Kasi
REFLEKSION
Në cekëtirat tona jemi dy farësh,
Jemi engjëll dhe djall.
Kur na vijnë pas interesit hijshëm buzëqeshim,
Kur prishen interesat kafshojmë ku na dhemb.
Në errësirën tonë çjerrim maskën
E botës i shfaqemi nudo pa droje.
Harrojmë se lëndojmë shpirtrat që na duan,
Harrojmë të duam ata që na duan.
ndjesi
retë
uji
dhe i ftohti
gjithçka gri…
…bie shi…
…lagem e tëra…