Poezi nga Mirela Leka Xhava

 
Poezi nga Mirela Leka Xhava
 
 
Harresa
 
Në grushtat me rërë shtrëngoj kujtimet
mbytur mes gishtash, kërkojnë të ikin,
i lëshoj ngadalë ti marrë era
si hirin e trupit të lehtë fluturues
djegur mes detit në turrën e druve
shpërndarë grimca qiellit më të lartë
gjysmat fshirë nga koha e gjysmat nga unë.
 
Bregut pëshpëris ca fjalë, ca vargje
dhe flladi në eko të largët m’i kthen
dielli tej horizontit në det po lahet
dhe muzgun në mbrëmje e kthen
peng i harruar, peng i mbetur këtu në breg.
 
Zemra e lodhur flet vetëm me hënën
e hëna detit tërë natës i flet
pëshpërima të njohura më duken,
mbase psherëtima, tek shkoj mendje zbrazur
një pikë lot i kripur mbi faqe rrëshket.
 
 
Klonim
 
Qiellit bien dhimbjet
si blloqe gurësh të mermertë
skulptura të papërfunduara hyjnish
nga luftrat e Marsit në stinën e brishtë.
 
Petale, që fytyrën lajnë agimeve me vesën
fluturojnë perëndimeve me erën.
Duart ngre,
lojë e dyshimtë perëndish.
Hyjnitë ulur në frona, pa këmbë, pa duar
skulptura në pritje të tjeter formësimi,
klonimit me njeriun, për t’i ngrirë buzëqeshjen.
 
Qiellit bien dhimbjet
të nesërmen dita do të jetë e mermertë, gri
Perënditë njerez
Njerëzit perëndi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s