Poezi nga Kristofor Mërkuri

 
Poezi nga Kristofor Mërkuri
 
 
PËRKËDHELU VALË…!
 
…Mos u rrëmbe valë e “uritur”!
Përkdhelisht do kridhem në trillet e tua.
Me ty jam lindë, me ty jam rritur;
Përkdhelu valë se…e di që të dua!
 
Pluskojnë bulëzat në mishin e regjur.
Drithërima nga koka në thua.
Gjysmën e jetës, tek ti jam dergjur;
Përkdhelu valë, sa shumë të dua!
 
Zhaurima jote, mbi bregun me zall,
Ekstazë dashurie, ergjele lëshuar.
Më squlle shpirtin me dhimbje e mall;
Përkedhelu valë se…vet të kam llastuar!
 
 
V A R F Ë R I…?!
 
Si somnambul endem nëpër natë.
Nuk ka perëndi sonte të më joshë!
Vikamën e ditës, gëlltis fillikat;
Sa duar të shtrira, kërkojnë lëmoshë.
 
…Dhe të “pamundur”, sa janë o zot!
{dhe të kërkosh që në shpirt, të ndjesh pranverë}
Kur nëpër rrugë sheh dhimbje e lot;
Ndihesh i zbrazur, më shum’ se i mjerë.
 
Pse kaqe fatkeqë, në këtë vend të bekuar?
Lëmoshën përtypin, me lot përzier.
Kush ta mbolli farën, qoftë mallkuar;
“Varfëri,o vuajtje e urryer!
 
 
FOTOGRAFIA…
 
Ç’mall që më bie për ca vite të shkuar!
Kjo foto e vjetër, bardh e zi.
E lashë dikur, mes një blloku harruar.
Ç’t’i thom shpirtit që, bën marrëzi?
 
Nga larg ajo erdhi, diku në pranverë.
Fustan basme, plot lule të limonit.
Lirikat që solli,si gonxhe plot erë
I lëshoi si flutra, brigjeve të Jonit.
 
Atë natë të fundit,vera mbyllte stinën,
Gojët na u kycën, gishtat po më ngrinin.
Ajo, e mëshironte Tatjana Larinën,
Unë, e” urreja” Eugjen Onjeginin!
 
Si fllad ajo erdhi, ashtu u largua.
E kam këtu, në foton bardh e zi.
Ajo,muzë në vargje, mbeti për mua;
Sa shumë kam bërë, sa shum’ marrëzi!
 
 
Që atëherë, ka shkuar tërë një jetë.
Por sot…erëmuan lulet e limonit.
Ajo…veshi uniformën e blertë,
Unë …spirancën hodha, brigjeve të Jonit.
 
 
MAGJIA E NJË LUGINE
(Lugina e Krongjit)
 
Në ka një vend që, kaq ëmbël
më sëmbon,
Që fryma më meket e dua të
këlthas.\
Që çmendurisht, shpirtin ma harbon;
Magjia që s’dua ta humbas!
 
Një luginë ku dielli, syrin
saponxjerrë.
Mijëra rreze hedh, mbi qelq
të liqenit.
E ndezi vesën në mijëra ylberë;
Magjia u shfaq në “Kopshtet e Edenit”!
 
Lugina mitike si altar hyjnor.
Një kurorë lofate, kush u dashurua.
Cila vajzë nuk do, këtu te vër’ kurorë?!
Cila nuse nuk do, këtu te bëhet grua?!
 
Perënditë e krijuan këtë amfiteatër.
Këtu e ngjizi Krishtin, Maria.
Bekuar me lotët ë “Syrit të Kaltër”.
Këtu lindi jeta,lindi mëmësia!
 
…E thonë që jeta nuk shihet,nuk flet;
Dëgjoj një burbuqe tek frymon, kërcet.
Në do vërtet, të prekësh Magjinë,
Një mëngjes pranvere, eja ne Luginë!
 
 
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s