NAIM FRASHËRI

200px-NAIMFRASHERI

Naim Frashëri lindi më 25 maj 1846 në Frashër të Përmetit dhe vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Rridhte nga dega e Dakollarëve ose e Dulellarëve e Familjes Frashëri. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. Ishte poeti më i madh i rilindjes kombëtare shqiptare, atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit e i kulturës shqiptare.

Në vendlindje bëri mësimet fillore dhe nisi të mësonte persishten pranë teqesë bektashiane. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” (1869).

Me vonë punoi pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në fillim ishte nëpunës të dhjetash në Berat e më pas i doganës në Sarandë (18721877). Në këtë periudhë Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria” (18841885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar.

Më 1886 Naim Frashëri botoi poemën e tij të famshme Bagëti e Bujqësi, atë greqisht Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: “Vjersha për mësonjtoret e para”, “E këndimit të çunavet këndonjëtoreja”, (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një “Histori të përgjithshme”. Më 1888 vijoi me “Dituritë” (ribotuar më 1895 me titullin “Gjithësia”, – shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj “Mësimet” (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj.

200px-Naim_Frashëri_Tirana bust

Naim Frashëri u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat “Gjuha shqipe”, “Korçës” 1887, etj.), u këndoi me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut (“Bagëti e bujqësia”) dhe bëri thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”), si dhe për begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij. Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema “Bukuria”, një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me brengën për të afërmit që bori). Poema “Historia e Skënderbeut”qe një kurorëzim i veprës së tij, “testamenti i tij politik e poetik”, me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia është shkruar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmës fetare (në “Qerbelaja” dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare).

Naim Frashëri u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha “Perëndia” 1890). Shkroi dhe proza për të vegjlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për racionalizimin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve francezë Volter, Ruso, etj., me besimin e plotë në shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i teorisë Kant-Laplas dhe i darvinizmit, që i propagandoi me guxim të madh për kohën), me demokratizimin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të qëndruar, për t’u çliruar, për të vajtur përpara me hov, Naim Frashëri u bë një veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik. E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit. Ai kishte besim të plotë në aftësinë e mendjes për të njohur realitetin e për të vënë në shërbim të njeriut njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte arsimim për të gjithë, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, të vendit (një “demokraci prej pleqet”, pra të një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e karakterit të shqiptarëve (besën, trimërinë, bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia pelazgjike. Bënte thirrje për miqësi me fqinjtë në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në gjithë popujt e racat, ngrihej me forcë kundër Megali Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën e popujve të tjerë (poezinë përparimtare lindore, atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej të cilave dhe u ndikua).

Naim Frashëri luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture.

Ndikimi i Naim Frashëri, me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme, ishte i madh. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për merita kulturore në Shqipërinë jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885)

  • Shqipëria (1880, botuar më 1897)
  • Bagëti e Bujqësi [1]1886
  • Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon)
  • Vjersha për mësonjtoret e para
  • E këndimit të çunavet këndonjëtoreja, (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare)
  • Histori të përgjithshme
  • Lulet e verës, 1890
  • Mësimet, (proza patriotike dhe të moralit)
  • Fjala flutarake, (vjersha) 1894
  • Historia e Skënderbeut, (poemë epike) 1898
  • Qerbelaja (poemë fetare)
  • Perëndia, 1890
  • Fjalët e Qiririt (publikuar për herë të parë në numrin e parë të rrevistë “Drita”)

Një numër i madh shkollash të niveleve të ndryshme në territoret shqiptare e mbajnë emrin “Naim Frashëri”.

  • buste e monumente tjera të figurës së “Naim Frashërit”.
  • libra mbi dhe për krijimtarinë e Naim Frashërit.
  • Me mijëra fëmijë janë pagëzuar me emrin “Naim” në shenjë të shprehjes së adhurimit të prindërve të tyre.
  • Emrin përkëdhelës i përdorur nga populli dhe intelektualët : Naimi.

nga Enciklopedia e Lirë
Ghuha Jonë
Vëllezër shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm’ udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.

Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.

E ka nderuar zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.

Sa ishte trimëria
N’atë kohë të vjetrë,
Kish emrë Shqipëria,
Sa s’kish nonjë vënt tjetrë.

Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipëria
Më pastaj e më parë,
Q’i shkruan istoria!

Ajo ish koh’ e zjarrtë
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pëndë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.

O burra, shqipëtarë,
Të marrim dituritë,
Se s’është koh’e parë,
Tani lipsetë dritë.

Të shkruajm’ gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç’është e ç’ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.

pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur’edh’e lirë,
Si gjuhë perëndie.

Shum’e bardhë kjo ditë
Për gjithë shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s’e kishin të parët.

Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë
Dhe gjithë do t’i ngrerë
Dëmet e marrëzitë.

Si lum kush zë të mbjellë,
Lum kush vë këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S’mbulohetë me remë.

Web: http://www.teksteshqip.com/letersi/naim-frasheri/poezi_100083.php#ixzz2EqSXOG11

Naim Frashëri (25 May 1846 – 20 October 1900) was an Albanian poet and writer. He was one of the most prominent figures of theAlbanian National Awakening (AlbanianRilindja Kombëtare) of the 19th century, together with his two brothers Sami and Abdyl. He is widely regarded as the national poet of Albania.

His father was an impoverished bey from Frashër, in the nowadays District of Përmet. Naim studied at the Zosimea Greek high school of Ioannina, when the city was part of the Ottoman Empire.

As he hailed from a family with long connections to the Bektashi Sufi order, Naim became an Ottoman official in SarandëBerat, and Ioannina. In 1882, Frashëri went to Istanbul and started his service in Ottoman culture ministry.

Naim took part in the National Renaissance of Albania, and often had to sign his writings using his initials, as otherwise he would have placed himself in danger working in an official Ottoman position. His works had to be smuggled into Albania[citation needed].

His earliest writings were poetry. The very first pieces Frashëri wrote were in Persian. In all, he authored twenty-two major works: four inTurkish, one in Persian, two in Greek and fifteen in Albanian. His early patriotic poems and highly popular lyric poetry were strongly influenced by Persian literature, and later also French poetry. He also translated several fables of Jean de la FontaineHomer‘s Iliad, and wrote articles on didactics and Islamic practice. Naim’s poem Herds and Tillage depicts the activities of the shepherd and the tiller, alongside his personal reflections on the beauty of Albanian landscapes and expressions of longing for his homeland. The epic poemSkanderbeg’s Story retells the life of the Albanian national hero George Kastrioti Skanderbeg intertwined with imaginary episodes.

Frashëri died in KızıltoprakKadıköy, a neighborhood of Istanbul, in present-day Turkey.

Ti Shqipëri, më jep nder, më jep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove plot me dëshirë dhe me zjarr.
Shqipëri, o mëma ime, ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde kurrë zemëra s’e ka harruar.
You, Albania, give me honor, give me the name Albanian,
You filled my heart, with desire and fire.
Albania, oh my mother, even though I have emigrated,
my heart has never forgotten your love.

Kavaidi Farisiyye ber tarzi nevin (English: Grammar of the Persian language according to the new method), Istanbul, 1871.

  1. Ihtiraat ve kessfiyyat (English: Inventions and Discoveries), Istanbul, 1881.
  2. Fusuli erbea (English: Four Seasons, Istanbul, 1884.
  3. Tahayyülat (English: Dreams), Istanbul, 1884.
  4. Bagëti e Bujqësi (English: Herds and Crops), Bucharest, 1886.
  5. E këndimit çunavet (English: Reader for Boys), Bucharest, 1886.
  6. Istori e përgjithshme për mësonjëtoret të para (English: General history for the first grades), Bucharest, 1886.
  7. Vjersha për mësonjëtoret të para (English: Poetry for the first grades), Bucharest, 1886.
  8. Dituritë për mësonjëtoret të para (General knowledge for the first grades), Bucharest, 1886.
  9. O alithis pothos ton Skypetaron (English: The True Desire of Albanians, GreekΟ αληθής πόθος των Σκιπετάρων), Bucharest, 1886.
  10. Luletë e Verësë (English: Flowers of the Summer), Bucharest, 1890.
  11. Mësime (English: Lessons), Bucharest, 1894.
  12. Parajsa dhe fjala fluturake,(English: Paradise and the Flying Word) Bucharest, 1894.
  13. Gjithësia (English: Omneity), Bucharest, 1895.
  14. Fletore e bektashinjët, (English: The Bektashi Notebook)Bucharest, 1895.
  15. O eros (English: Love, GreekΟ Έρως), Istanbul, 1895.
  16. Iliadh’ e Omirit, Bucharest, English: Homer’s Illyad, 1896.
  17. Histori e Skënderbeut (English: History of Skanderbeg), Bucharest, 1898.
  18. Qerbelaja, Bucharest, (English: Qerbela), 1898.
  19. Istori e Shqipërisë (English: History of Albania), Sofia, 1899.
  20. Shqipëria (English: Albania), Sofia, 1902.

^ Cornis-Pope, Marcel (2004). History of the literary cultures of East-Central Europe: junctures and disjunctures in the 19th and 20th centuries. History of the Literary Cultures of East-central Europe. 2. John Benjamins Publishing Company. pp. 291. ISBN 90-272-3453-1.

  1. ^ Elsie, Robert (2005) “Writing in the independence period” Albanian literature: a short history London: I.B. Tauris in association with the Centre for Albanian Studies p. 100 ISBN 1-84511-031-5 . Retrieved January 18, 2011 “major source of inspiration and guiding lights for most Albanian poets and intellectuals”
  2. ^ http://naimfrasheri.org/
  3. ^ Bank of Albania. Currency: Banknotes in circulation. – Retrieved on 23 March 2009.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s