Rozafa Shpuza

rozafa portret

    Rozafa Shpuza

 

http://rozafaweb.blogspot.be/2010/11/foto-nga-shkodra.html

 

 

Rozafa  Shpuza lindi në Shkodër në një prej familjeve qytetare më në zë, me tradita të spikatura intelktuale dhe shoqërore. Pasi kreu shkollën e mesme “Jordan Misja” 1982-1986, vazhdon universitetin “Luigj Gurakuqi” në degën Gjuhë- Letërsi dhe e përfundon atë me rezultate të shkëlqyera në vitin 1990. Punon si mësuese e gjuhës shqipe dhe e letërsisë në shkollat e rrethit Pukë dhe Shkodër. Ndërkohë, jep kontributin e saj si bashkëpunëtore letrare në Radio Shkodra, në gazetën lokale “Fletë e re”, si dhe ndihmesën humanitare në OJF-në daneze Open House dhe në organizatën ndërkombëtare Oxfam. Në vitin 1994 ndjek një kurs kualifikimi në Helsingor të Damimarkës për shkëmbimin e kulturave ndërmjet popujve të Europës. Gjithashtu në vitin 2006 bëhet pjesë e Webb Memorial Trust Scholarship, Angli. Në Tiranë fillon punë si koordinatore e projektit Tempus, pranë Universitetit së Inxhinierisë së Ndërtimit. Më pas jep kontributin e saj ndër institucionet shtetërore, si: Ministria e Ndërtimit, Komisioni i Shërbimit Civil dhe aktualisht punon si redaktore letrare në Drejtorinë e Botime Parlamentare, pranë Kuvendit të Shqipërisë. Në vitin 2003 ndjek një kurs pasuniversitar për bibliotekë dhe arkiva pranë Universitetit Shtetëror, Tiranë. Gjatë periudhës 2005-2007 ndjek studimet pasuniversitare në fakultetin Histori- Filologji, departamenti i Gjuhës Shqipe, duke mbrojtur mikrotezën “Patronimet, origjina, struktura dhe përdorimi i tyre”.

 

Libri i saj i parë në prozë “Kohë ikonash” del në dritë në vitin 2011. 

 

 

liber Rozafa 1

“Kohë ikonash”

(Marrë  nga Gazeta Shqiptare, datë  01.02.2012, fq 25)

 

Shkodra vazhdon të na befasojë në fushën e letrave dhe këtë herë na sjell një pendë tjetër elegante. Rozafa Shpuza prezantohet me “Kohë ikonash”, një përmbledhje me dromca letrare, një ndërthurje ndjesish, personazhesh e momentesh, që e fusin lexuesin në një vorbull intriguese e të këndshme.

Kopertina ka një magji në vetvete. Piktori Jozef Martini ka marrë një detaj nga një punim i tij i vjetër me motive nga Shkodra për t’ia veshur këtyre dromcave letrare, ku qyteti verior e nostalgjia për të dikurshmen është e pranishme gjithkund. Autorja ka preferuar që në vend të parathënies të sjellë “Ndjesi miqsh”, disa komente që kanë bërë miqtë e saj për tregimet e ndryshme të librit.

Lexon e rrëmbehesh nga emocionet, futesh në brendësi të personazheve e bëhesh protagonist, ndjen se vajza që ka lënë qytetin e lindjes, karrocieri, studentja, shitësja e zambakëve të kaltër të kanë munguar. Përshkrimet e mrekullueshme të Rozafës kanë aftësinë të të bëjnë të parafytyrosh se ç’po ndodh.

“Kohë ikonash” është një libër që do ta pasuronte bibliotekën e secilit.

 

 

 Vëllimi me poezi në gegnisht  “ANIPSE”   botohet në vitin 2013.

 

ani pse

           

                    ANIPSE

 

Me dashamirësine e nji poeti e miku të mirë…

 

Libri i parë me dromca letrare, “Kohë ikonash”, 2011 më la shijen e një poezie të maskuar në prozë. Sapo nisa leximin e të dytit, “Anipse”, të këtij viti, kuptova se festa e karnavaleve kaloi dhe ti po tregoje fytyrën e gruas me 95 pamje (portret, profil, siluetë, flu, identikit) përmes një fotoaparati profesional, ku në vend të shkrepjes degjohet sistola e zemrës dhe në vend të blicit shihet drita e lotit. Jane poezi të çastit, anipse i fundit të vret; poezi me kolor ku bardhezia fermon ngjyrën, poezi ku koha si rrobë i përshtatet ankthit të peshës dhe kurthit të stresit. Kjo duket në ciklin firmato: “Kthim”,”Dajlanit”, “Shi pranvere”, “Gjeagjeze”, “Ura”,”Shiroka”, “Ndjesi fundstine”, “Trill”, “Ditë dimri”,”Lutje”, përveç top ten-it, kjo duket edhe në vargun e artë: “… me ledhatoi me qerpike të perhanun.” (“Ndër krahë pulëbardhash”,f.10) 
Poetet e vertetë i dinë kufijtë e stinëve për t’i tejkaluar. Suksese në librin e radhës! 

 

Me respekt  Alfred  Çapaliku

 

 

Ndër hobit e saj më të bukura është fotografia. Me aparatin e saj ajo fikson personazhe, rrugica, dromca nga jeta e përdishme. Merr pjesë në disa konkurse fotografie. Shkrimet e saj letrare dhe fotot i publikon në blogun personal “Dromca letrare dhe fotografi”.

2 thoughts on “Rozafa Shpuza

  1. I remember when I was in 8th grade we used to go to Rozafas house and play, she was very & is loving & caring person , she always was go getter and never give up! Friends like her make me want more from life it self!

  2. Pingback: Rozafa Shpuza | zmarash

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s