NJË POET UNIVERSAL NGA SHQIPËRIA / Riza Lahi nën këndvështrimin estetik të Teresinka Pereira

 

NJË POET  UNIVERSAL NGA SHQIPËRIA

Riza Lahi nën këndvështrimin estetik të Teresinka Pereira

 

Teresinka Pereiera Presidente IWA

TERESINKA PEREIRA

 

Presidente e “Shoqatës Botërore të Shkrimtarëve dhe Artistëve”

* Poezitë e cituara në këtë esse nga autorja që i la kexuar në anglisht, po i japim nga origjinali shqip (sh.p.)

riza

 

 

**Lahi, Riza: Hanibal Ante Portas. Botimet ” Ada “, Tirana 2011

 

 

HËNA PËRMBI RËRË

Nudo nënë hënë

vallzon edhe qeshë…

Paska sy të kaltër vdekja

edhe flokë të verdhë

Vall, kush psherëtin

për ty në Moldavi?

A s’më thua, e ke nënë…

ç’bën ajo tani?

O, si qeshka vdekja

Këtë natë nën hënë!

…Ç’e le nënën tënde

kur ishe pa ngrënë…

Askujt nuk i dhimbsesh

nudo buzë detit

Veç hënës së mjerë

edhe një poeti

Nuk  është vetëm një poezi e Riza Lahit, por kjo është gjithashtu edhe këngë e kompozuar nga kantautori Mihallaq Andrea.

Kombinimi i poezisë me muzikën, është një nga gjërat më tradicionale të letërsisë dhe kjo vjen nga “jarcha” mesjetare me origjinë arabe ( mbase autorja bën fjalë për “jaret”, që ndeshen të cilësuara kështu edhe sot në trevën shkdrane – shën.përkth.). Ne në Portugali u themi ” Cançào de amigo”, që janë këngë të dashurisë. Sipas strukturës lirike , është zëri i një vajze të re që qanë dhe thërret nënën e vet për t’ treguar të fshehtën, se i dashuri i saj është larguar përtej. Kjo poezi e Lahit ka vargje më shumë, është më lirike dhe më e sofistikuar se sa “Jarcha”- t e kohëve të shkuara, por sërish, ajo kap të njëjtin kulm dhe karaktere, paçka se autori ka shtuar edhe figurën e vdekjes për ta bërë më dramatike.

  Poeti lirik, shkruan gjithmonë duke patur në mëndje ndonjë muzikë . Kjo, sepse lirika poetike, nga natyra e saj, është vetë një këngë. Poeti shprehë emocione të thella dhe muzika i merr vargjet dhe i shpie në nivele më ta larta të ndjeshmërisë. Rabintronat Tagora thotë në një vënd se muzika e ndjen pafundësinë e saj në ajër; poezia e ndjen këtë në tokë dhe në ajër, sepse fjalët kanë kuptimine  tyre te e ecura, kurse melodia i merr ato me vete nëpër ajër.

Poezia “Tigreshat” gjithashtu është shumë melodioze dhe metafora duket qartë: tigreshat janë gra lozanjare që joshin burrat. Është një poezi delikate , e gëzuar , vërtetë, ku poeti përshkruan tigreshat – gratë : “…

“Tigresha

Me gëzof të trashë

me sy të ëmbël”, “

mandej :

“Tigresha

Dinake, tër plane

me kthetra fshehur Tigresha

Dinake, tër plane

me kthetra ngrehur”.

Por ja, andej nga fundi, tigreshat bëhen më humane, sepse ato janë:

“Tigresha që qeshin

Tigresha që qajnë

Tigresha plot shpresa

Siç janë tigreshat:

Si deti të gjëra

Si lumi me shkumbë…”

Mandej poeti e fut veten në të njëjtën skenë me tigreshat, si një burrë që ka frikë të përziehet me `to:

“Tigresha që kam patur frikë t’u afrohem

Megjithëse më kanë dashur shumë…”

Rima tingëllon ca si gazmore, por ky detal është pa efekt. Poeti amerikan David Stone thotë në veprën e  tij ” Pegasus Manifesto”:” Poezia hapë një fushë të gjuhës e cila është e paarritëshme me fjalët / objekt të shoqërisë”. Unë jam dakord me `të. Poetët mund të përdorin shoqërinë dhe imazhet gazmore, por ata duhet të jenë shumë të kujdesëshëm dhe t’u shmangen abuzimeve me `të. Personalsiht , unë bëj çmosin t’u shmangem rimave, me sa mund. Unë e shmang edhe humorin, gjithashtu, sepse është shumë e vështirë tam bash atë në nivelin e temës poetike. Sigurisht që poezia e ka një kombsi. Një vjershë gjithmonë vjen e injektuar me një lloj culture. Poetët amerikanë janë shumë të pastër në vënien e theksit te ndjenjat apo opinionet e tyre. Kjo është nja karakteristikë e mirë dhe mua më pëlqen dhe, duke jetuar prej kohësh me ata, edhe unë shkruaj kështu. Megjithatë, kur unë shikoj të njëjtën gjë në poezinë e  shkruar në Evropë, unë vë lentet e mia skeptike dhe kërkoj qëllimet e tyre. Unë e di, se sensi i humorit shkon për shtat vetëm atje ku ai është rritur. Për këtë shkak, unë jam shokuar, kur kam lexuar këtë poezi të shkruar nga Riza Lahi:

 

 

PLAKA IME

Kishte flokë të derdhur,

lëkurë të lëmuar,

gojë të turpëshme,

dhëmbë të bardhë

dhe sy.

Flokët nisën t’i thinjen.

I mbeti lëkura e lëmuar

goja e turpëshme

dhëmbët e bardhë

dhe sytë.

Lëkura iu rudhos.

I mbeti goja e turpëshme

dhëmbët e bardhë

dhe sytë.

Goja nisi t’i ndyhej.

I mbetën dhëmbët e bardhë

dhe sytë.

Dhëmbët nisën t’i bien.

I mbetën sytë.

Sytë

kur gërhas në gjumë

më shohin me dhimbje.

 

Kur e kam lexuar për herën e parë këtë poezi, on line, i shkruajta Rizait këtë koment:” Më vjen keq për gruan tënde”. Por mendoj se ai nuk më ka kuptuar. Është çështje kulturash. Si mund të jetë një “gojë e paturp”? Mandej poezia u botua prap në librin:”Hanibal Ante Portas”** dhe, po thoja me vete, mbase është OK për atë ( gruan e tij). Për më tepër, nuk është puna ime se çfar relatash ka ai me të shoqen…

Opinioni im është se kjo poezi nuk është e keqe , por mizore.

Poeti amerikan Eric Cheat më shkruante në një email:

“Për mua, një poezi është një farë kryqi në mes të një fare dhe të bombe me sahat. E kam fjalën te efektet që krijojnë , por jam i bindur që nuk bën që këta efekte të krijohen në mënyrë të menjëherëshme, por nga pak e nga pak”.

Për këtë poezi, edhe unë po thoja me vete:

“Kjo poezi, “Gruaja ime”, është një bombë me sahat.

Ajo do të pëllcasë , sapo gruaja e Rizait do ta lexojë atë në anglisht.”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s