Shoqëria shqiptare ka kusuret e veta në formimin e adoleshentëve / nga Raimonda MOISIU

 Shoqëria shqiptare ka kusuret e veta në formimin e adoleshentëve

 

raimonda

        nga  Raimonda MOISIU

 

publikuar :   Dielli  ; Tirana Oserver

 

mbasi lexova lajmin e dhimbshëm: Gjimnazisti vret shokun e klasës në orën e mësimit, & “ rreth ngacmimeve (“bullying at school”)….”/

 
“Ngacmimi (Bullying) cfaqet në forma nga më të rafinuarat, deri në më të frikëshmet, që përmendëm më lart. Cfaqet pra, edhe duke buzëqeshur, sic shfaqen në mes të rrugës lypsarët.Cfaqet në fytyrën e atij politikani, që për hir të kolltukut, të egos për pushtet, kapërdin fyerjet dhe poshtërimet prej bajraktari të shefit të tij, apo anasjelltas.Cfaqet në gjuhën e urrejtjes së politikanëve, teksa flasin nga ekranet TV-ve. Emisionet televizive politike, por edhe institucionet shtetërore sikundër Kuvendi i Shqipërisë është bërë disa herë arenë e gjuhës së urrejtjes , zhargonit bulevardesk dhe në gjendje të alkolizuar, duke u shprehur pa etikë respekti e kulture, vecmas deputët mes vedit. Por ky është një problem më i komplikuar se kaq, është ndikimi negativ i gjuhës së urrejtjes, natyra e saj abstrakte; është çrrënjosja e harmonisë, mirësisë, tolerancës e dashurisë, se si ata i drejtojmë në rrugën e adoleshencës, duke lënë vragën e urrejtjes në formimin e tyre, pasojë që do të ndjehet kur ata të rriten.Është koha për të lëvizur nga grija në të zezë dhe të bardhë , e drejtë dhe e gabuar . Të përpiqemi , t’ju mësojmë dhe edukojmë fëmijëve tanë ndjeshmërinë, respektin dhe përgjegjësinë për veprimet e tyre. T’i bindim ata se janë përgjegjës për to. Busulla morale dhe edukimi i adoleshentëve duhet të përballet me pasojat , që ata të mos mendojnë se askush nuk kujdeset sa duhet për të ndaluar aktivitetin e tyre ,- është akti dhe qëllimi që penalizohet nga ligji.Për ta materializuar këtë mendim, sot më shumë se kurrë shoqëria shqiptare duhet të ndikojë pozitivisht, të reduktojë zhargonin bulevardesk, gjuhën e urrejtjes në sallat e Kuvendit, në studiot televizive, në fushata elektorale, të heqin dorë nga kjo “luftë klasash” e tipi (bullying) tejet e vështirë por e papranueshme për një shoqëri demokratike, të gjejnë forma dhe metodat verbale dhe gjuhën simbolike të mirëkuptimit njerëzor e jetësor, t’i bëjnë të prekshme, për promovimin e produktivitetit e moralit njerëzor e social, të jemi shembulli model që të mos e “vrasim” të ardhmen e atdheut e mos të na mallkojë historia.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s