Shefqete Goslaci

portret sh

      Shefqete   Goslaci

 

 

Shefqete Gosalci u lind më 3.10.1970 ne Marefc të Komunës së Prishtinës. Shkollimin fillor e kreu në Shkollen Fillore ”Hasan Prishtina” , shkollën e mesme ne Gjimnazin ‘GJIN GAZULI “. Vazhdoi studimet në Fak. e Ndërtimit , për ti ndërprerë pas dy vitesh për shkak të mbylljes së Universitetit të Prishtinës (1990-1991) nga regjimi pushtues serb.

Si shumë të reja shqiptare të Kosovës të perndjekur nga regjimi serb për shkak të aktivitetit kombëtar, edhe Shefqetja mërgoi për disa vite në Zvicër ku organizoi mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët e bashkëatedhetarëve shqiptarë.

Që nga viti 1993 aktivizohet në Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës ( L. K.Ç.K) në të cilën kishte angazhuar edhe motren e saj Shyhreten dhe vëllain, Muharremin.

Familja e saj nga Gollaku, me banim në Lagjen e Spitalit Prishtinë, për shumë vite ishte strehë e shumë veprimtareve ilegale të L.K.Ç.K- së.

Shefqetja ndihmoi dhe mori pjesë aktive në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( U.Ç.K). Pas vitit 2002 u shkëput nga aktivitetin politik , për tu bërë edhe më aktive ne atë Kombëtar.

Është marrë me shkrme që në moshë të herët dhe ka publikuar revistat për fëmije ”Pionieri”, ”Mollekuqja”, për tu publikuar më pas në gazetën ”Rillindja”, revistën ”Zëri i Rinisë”, ” Çlirimi”, , ”Epoka e Re” etj.

 

Shefqete Gosalci ka publikuar këto vëllime poetike :

 

liber sh 3

1. ”Gjaku gjakut i përgjigjet”- (2002

 

 

liber sh 2

2. ”Me ke urë në qiell” – (2007)

 

 

liber sh 4

3. ”Vlimë thellësish” – (2009) vepër e përkthyer në gjuhën angleze dhe italiane.

 

 

liber sh 1

4. ”Porta të hapura” – (2009)

 

 

Shefqetja eshte anëtare e Ldhjes se Shkrimtareve te Kosovës që nga viti 2004, është anëtare e Karvanit të Shkrimtarëve për fëmijë ”AGIM DEVA”.

Gjithashtu ështëantare e Bordit Drejtues Galaktika Poetike ”ATUNIS” dhe Sekretare për Kosovën, si dhe përfaqësuese e Universitetit “VITRINA “ Tiranë, për Kosovën.

Poezitë e Shefqete Gosalcit janë vlerësuar në shumë konkurse letrare Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Mitingu i Poezisë në Gjakovë 2004, ”Sofra Poetike Ymer Elshani 2008”, Takimet e Karadakut – Kumanovë 2003, Takimet e Poeteshave Shqiptare – Vushtrria 2009, Takimet poetike në Dibër- Maqedoni, Takimet Lokomotiva Ballkanike 2005 – Lushnjë etj. 

certifikate sh

Është shpërblyer me Çmimin e I-rë poetik   “Drita e Minatorit”

Poezi nga Shefqete Goslaci

 

KAFSHIMI I PLAGËS

Të luta Kosovë shumë herë

të ta puthja faqen e zhuritur

të ta fshija së paku një lot

të pash ëndërr me stoli

nuse në Çamëri

ti kerkova duart

të majtën ma dhe

se të djathëtën dhe gishtin e di ku i ke

dhe sytë e ylbertë tek ëndrrat i sheh

desha të të puth Atdhe

s ‘ më le

s ‘ kishe kohë as atëherë as sot

desha kokën në gjoks ta vë

jo mu pergjigje – digjesh

Cilën pjesë të JO- së sate nuk po e kuptoj

në arenën e heshtjes

vetëm unë e Ti Kosovë

mbetëm të paputhura

mes nesh flamuri e flaka

dua të ta puth ballin e përndritur

tek hëna zë pusi

dua të ta bëj një djalë

prapë njësoj më përgjigjesh

vitet mi dekorove me pritje

e vargun me Ty

s’ pajtohem Kosovë

s ‘ ështeë viti ’81 se dëgjoj as Solomonin

do të bëhem Rozafë, buzëçara ime e skuqur

dashuria dhe plaga ime e kafshuar

djepi unaza dhe kafshata ime e ngjyer në diell

kalo Kosovë mbi mua

njomi buzët në murin tim të lagur.

FOLE MBI DALLGË

 

E piva kafenë e mëngjesit edhe sot

po dita nuk do të ulet ballë meje

pardje ma qëlluan kot më kot ca idotë

ata që edhe diellin e kthejnë kal beteje

ju luta një pëllumbi të vinte tek unë

por ai me një qiell pa adresë fluturoi

se dje nga parajsa me dhunë e përzunë

e barot të shkrirë i hodhën në gojë

tashmë e kuptoj që kam hyrë në një botë

që e imja su bë asnjëherë

këtu ku absurdi ushqehet me lot

e çastet e lumë miklojnë nëpër humnerë

Ç’ të bëjë me ty dashuria ime

mbi dallgë kam ngritur fole

edhe shpirti mu arratis nga ky burg i misht

mbi shtat qella mbi re

He fol ç’ të bëjë me ty dashuria ime

kjo kohë të gjitha dashurite mi vret

edhe pse me kushtoi një mal me flijime

unë duart si ngre asnjëherë përpjetë.

E TËRA KËNGË

 

Shiu bie me melodi shpirti

ul kryelartësine e gjetheve

zemra përgjon telin e hollë

të ftohtë

arterjen e vetme që mban gjallë

lidhjen tonë

melodi pas melodie

bëmë simfoni

njëqind zjarret e gjirit

i shuan flladi yt

deti zbret nga kuajt e dallgëve

sjell Mbretëreshën

jam e tëra këngë

N’ perëndm dielli

cingëroi telefoni

ylberit eca zbathur

e tëra këngë e magji

t’ ë flet në emrin tënd

e unë emrin s ‘ ta di

sheh e beson pranverën

Lirinë kuq e zi

ngre dolli për ty e këngën.

 

 

 

 

 

RRITJA JONË

Para zanafillës

folëm gjuhën shqipe

kur nga toka mbinin koka

e plisa binin nga qelli

krijuam zejën e jetës

nga e vetmja nanë

nën fluturim shqipesh

kur qyqja ende s’ kishte bërë vezën e parë

kur s ‘ kishte perandorë

mite, mbretër e skllevër

mullinjtë bluan kujtimet

nën diell, hënë e net me yje

u bëmë shtretër lumenjesh

ta rrisim pemësinë

thelluam rrudhat kohërave pa emra

rinimet mugulluan

mënxyrave zgjidhi nyje

rritja jonë.

 

 

 

 

NDJENJË

 

Hënë e grisur e leckosur

më sheh nga qielli për karshi

durimi im për ty ka sosur

ndaj do të nisem e do vij

anipse rruga është e gjatë

e male fusha ka në mes

ky malli im shemb dhe kalatë

ndaj pa të parë ty s ‘ mund të vdes

ti je për mua fill i zjarrtë

prej rrezesh malli i gatuar

prandaj tek unë nuk ka kurrë natë

jam mëngjes i pambaruar

drejt teje vij e shkoj përhereë

s’ ka gjë pse ti nuk e ndjen dot

me emrin tënd shkel çdo humnerë

mbështjellë me urë tërë këtë botë

të dua them dhe buzëqesh

dhe ti diçka më pëshpërite

kjo udhë që zgjatet midis nesh

është dashuri mbi dashuritë.

 

 

 

KULTURA NË KOMË

 

Mua mushkërisë suaj

më jepni oksigjen

mua frymën dhe gjakun tuaj

trupin selvi

mos mi preni venat

mi hiqni tullat e betonit

unë piktura dhe fjala

skena dhe veshja

tingulli e ngjyra

ndjenja dhe vlera

krijesa e monedha

aroma e tokës

unë themeli juaj dhe ëndrra

gjuha dhe fytyra pa grimë

mos me flijoni si Rozafë

jam rrënja, uji e djersa

kurrizi, kënga e gëzimi

gjiri juaj dhe loti

më mbani në prehër.

 

 

 

 

DIKUSH MA PREU GËRSHETIN

 

Nëpër gërshetin tim grurore

kaluan gishtërinj të vrazhdë

nëpër fytyrën time qumështore

kaluan buzë të nxira katran

nëpër kthjelltësinë e syve te mij

kaluan terret pa hënë

nëpër duart e mia të bardha

kaluan zinxhirë e pranga

nëpër veshët e mij bilur

kaluan sharjet e mesjetës

në mushekritë e mia me oksigjen

u ngul thika jote e helmtë

e ylberin ma kafshuan hijenat

nëpër përrallat e bardha të gjyshes

shkelën kuçedrat me emrin tuaj

nëpër vajzërinë time dhe nderin

në dasmën time dhe ëndrrën

hodhën valle demonët

e krushqit megjithatë

e sollën nusen.

One thought on “Shefqete Goslaci

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s