Ditët e atdheut tim
nga Klarita Selmani
Ishte ora 21.00 e datës 30/11/2013, kur sirena e tragetit lajmëroi shkëputjen nga brigjet e ishullit atje larg, në Egje…
Mbas lija dorën e ngritur te ëngjellit tim dhe përpara hapej bluja…
Kështu nisi maratona 25 orëshe e rrugëtimit drejt Tiranës.
Bellair, përvec vlerës monetare, më kushtoi dhe 48 ore humbje kohe të çmuar.
Udhëtimi përtej kohëzgjatjes dhe kontrolleve doganore, afronte qytetin e ëndrrave dhe kujtimeve… Përvec tyre, kësaj radhe, më shumë se asnjëherë tjetër, axhenta do të përmbushej me pika takimi, biseda, vizita, njohje te reja ndër të njohur…
Ndërmjet trazirave të kohës, politike, ekonomike, morale e materiale, “OAZET” që të dalin udhëtimit tënd, egzistojnë për të të bindur se mbi gjithshka është njeriu me hapësirën e tijë të madhe shpirtërore, me respektin dhe konsideratën, me bindjen se përherë do të egzistojë shpresa e nje bote më të bukur e më humane.
Ora shënonte 21.46 e dt 01/12/2013, kur preka zilen e apartamentit të vogël, i cili mban në brëndësi fjalën e egzistencës time. Mamaja e kishte fletur mendjen. Për të, kisha qëndruar në Athinë. Zëri i përgjumur dhe i lodhur, fitoi në çast 30 vjet jetë.
E vështirë t’ ju përshkruaj ndjesinë. Thjesht, humba në të…
Mëngjesi më gjeti një të përkedhelur ku çdo gjë që do guxonte të kërkonte, do të ja çonin në shtrat.
“Je e lodhur nga rruga!”.Justifikimi i mamit, dukej aq llogjik për të dhe kaq i pallogjikshëm për mua.
Kafen e pimë diku aty poshtë kullave. Kafe të tilla, janë të rralla në shije dhe në kohë për mua dhe kanë kaq mall, sa nuk dëshiron të mbarojnë kurrë… Nuk kisha lajmëruar askënd nga shokët e mi për mbërritjen. Doja ai çast të ishte vetëm yni.
Siparin e uli ime ëmë. Duhej të ngriheshim se kish(j)a (labe puro), edhe punë. Qesha. E përcolla deri te hyrja e pallatit dhe u drejtova për te një nga magazinat telefonike…
Celulari më sillte në vesh pasthirrma të ndryshme dhe e qeshura ime rrugës, tërhiqte vëmëndjen e kalimtarëve.
” Erdhe? Shyqyr se na plase!”
” Ο njeri! Po përse nuk lajmëron më parë?”
” Orën dhe vendin! Mos u harxho se flasim atje…” etj, etj…
Koha nuk më premtonte pambarimisht, kështu që ramë dakort të takoheshim në grup te “Taivani” në mbrëmje.
I pari erdhi i qeti Izet (Duraku). I kërkuam kamarierit të bashkonte tavolinat dhe u ulëm. Biseda mori rrjedhën dhe ndërkohë telefoni më lajmëronte për kordinatat ku ishte gjithësecili, rrugës drejt nesh.
Dera e lokalit hapej herë pas here.
Erdhi atlejtja Lu (Ymeri). Pak më vonë zhurmëmadhja Genta (Avdiaj), kozmopolitani Gim (Pipa), arshiva poetike Xhimi (Qazim Muska), nipi im i dashur që fjalët duhej të ja nxirnim me grep Fationi (Lami), boemi Lir (Magjistari), dinjitozja Kozi (Zavalani), i shumë menduari Rexhep (Shahu) dhe dy vajzat e mija shpirërore pa fund të ëmbla, Gena dhe Annais.
Sa bukur!
Njiheshim prej vitesh. E vetmja gjë që kishte mbetur, ishte nje ambient i përbashkët ku nuk kishe nevojë të flisje mes pliktrash. E qeshura kumbonte.
Ju thashë…Njihemi vite të tëra.
“Kam nje grua dhe dy femijë” u prezantua Rexhepi.
“Përse të tjerët sa kanë?” reagova. E zuri e qeshura atë dhe gjithe rrethin e ngrohtë që ishte krijuar.
Gjithë se cili kishte dicka tej e tej të bukur të na fali. Mbrëmje nga ato që pa u larguar akoma, kërkon të rikthehesh përsëri.
Disa ikën më shpejt, disa qëndruan. Ndërkohë pa mbaruar akoma mbrëmja dhe ne të jemi akoma përballë filxhanëve tashmë të zbrazur, Kozeta dhe Lu faqosën në fb fotografi nga takimi.
Telefoni vazhdonte të lajmëronte reagimet e miqve të tjerë që për fat të keq, nuk mundën të jenë prezent:
Adem Gashi:”Ani edhe unë, përpak sa s’u nisa për Tiranë, po më thanë se as në Taiwan nuk pihet duhan!!!”
Ju përgjigja një ditë me vonesë e bindur se ishte edhe ai me ne:
“Adem, jo që pinin duhan por edhe kur ju thashë më morët shirtin, ndezën dhe ata që nuk e pinin”.
Mbrëmja rrëshkiste mbi qytet pa mundur të na tërhiqte vëmëndjen. Ishte vonë, shumë vonë kur vendosëm të largoheshim.
Së bashku me energjinë diellore që më falën miqtë e mi, mora bashkëudhëtar drejt ishullit tim, dhe dy libra me dedikim respekti, por për ta, do të shkruaj një cast tjetër. Kam shumë borxhe të laj dhe një raft të biblotekës sime mbushur me respekt dhe meditime poetike prej tyre, Miqve të mi në jetë dhe në muzë.
Me Gentën bemë pothuajse pjesën më të madhe të rrugës në kthim drejt banesave tona. Gjithashtu planet për mbrëmjen e ardhshme. Dihej se nuk do mundesha të takoja gjithkënd që do dëshiroja por të paktën ata që kishim mundësi komunikimi mes telefonave. Lidhja me internetin ishte e pamundur për gjithkënd përvec një lajmërimi të faqosur në mur me mendimin se kush do arrinte ta shikonte, do komunikonte vetë.
Dita rrodhi e qetë si cdo ditë pranë një nëne dhe përsëri takime me miq dhe personalitete te ndryshme.
Në mbrëmje rreth orës 17.00 përsëri me Gentën, vizituam ekspozitën e Lidias. Ëngjelli që fliste me rrezatime sysh. Mbesa e Venka Çapajt. Pikturat e saj ishin kordat zanore që flisnin me botën zhurmëmadhe.
Kishte kaq dritë bota e saj!
Aty takova edhe motrën time, sepse kështu i bie të jemi në bazë të nipit, Fationit. Fatime Kulli e ka djalë, unë nip. Duhej të mbulonim mungesën që nga lindja e nipit.
Gjithashtu Kolec Traboinin, Gëzime Sinanin e shumë e shumë të tjerë.
Largohemi që andej përsëri me Gentën, duke bërë itenerarin drejt shtëpive tona, me autobuzin e linjës “Kristal”. Nuk besoj se kam qeshur herë tjetër në jetën time se sa atë mbrëmje.
Takimet ditës në vazhdim.
Me Annën (Kove), u takuam tek kullat përballë piramidës një orë të mëngjesit.
Biseda rrodhi ngrohtë dhe temat nga familja deri tek majat e artit te fjalës. Ana është brezi që mbështet këmbët fuqishëm në planetin e letërsisë dhe shpresë e fuqishme për ruajtjen e niveleve të larta në këto kohë të trazuara lirish kulturore.
Mbremja më gjen me Gentën sigurisht! I kam shumë borxhe zhurmëmadhes shoqes time. Me Petritin (Ruken), me Agimin ( Xhekën) dhe Lirin (Magjistarin).
Petja dhe Gimi, stoik në bindjet dhe formimin e tyre. Personalitete të një kulture të krijuar me shumë ngulm dhe kohëzgjatje.
Degjoja oktavat e Petritit të uleshin e të ngriheshin herë rrëmbyeshem, herë qetë qetë, si rrjedha e rrëkesë filozofike labe dhe humba viteve te shkuara. Atëhere kur i kaloja mbrëmjet e mija në ambientin ku më nanurisnin kompozimet e dajos tim, Otit (Kastriot Gjinit) dhe bisedat e diskutimet me shokët dhe bashkëpunëtorët e tijë të artit melodioz.
Petriti është arshivë e kulturës së vërtetë shqiptare. Nuk ngopesh kurrë duke e dëgjuar..
Gimi të mrekullon me timbrin e zërit dhe kulturën që mban. Janë pjesë e asaj kulture shqiptare që asnjë demokraci politike sado t’ i anashkalojë, nuk do mundet t’ i fshi nga enciklopedia kulturore e këtij vendi. Vetëm mbyllja e lokalit do të na kujtonte se nuk kishim më kohë në dispozicionin tonë. Vazhduam bisedën edhe pak jashtë dhe pastaj u përshëndetëm deri në një grumbullim të ardhshëm.
Në vazhdim u gjënda në Vlorë. Mbrëmje magjike mes njerzish të afërt. Mëngjesi me problemet që na hapin mos saktësitë e dokumentave të dala nga zyrat shtetërore shqiptare. Janë histori me përbindësha, por dita kishte edhe pjesën e saj të bukur. Një ftesë për drekë nga Nila (Toto). Tashmë nuk mundem ta konsideroj shoqe, sepse i kemi kaluar ato caqe. Jam dhe është pjestare e familjes. Ora kalonte dhe unë shijoja kënaqësinë të kesh motër…
Erdhi edhe Lila (Vlorë) Miqësitë e mira i qëndrojnë gjithë kohërave.
Mbasdite me kryetarin e Klubit të Shkrimtarëve “Petro Marko”, Myrteza Mara, diskutimet ishin të larmishme. Si anëtare e klubit, kam shumë informacion për të marë si edhe botimin e tij të fundit.
Takimin e fundit e lashë me tim At. Deri tek banesa e tij, gëzova mrekullinë të jesh hallë e vetme.
Pak përpara takimit me tim At, mbas një viti të plotë, data shënonte 07/12/2013, u takova sërisht me gjakun tim. Njerëz të fortë si shkëmbejtë dhe të brishtë si lulëkuqet e egra majave.
Im At na priste i heshtur më thanë, por unë ja dëgjova zërin.
” Mos qaj bijë e babit!” – pëshpëriti gjethja – ” Merja për mua”
Heshta!
Dëgjoja mamin, hallën e vetme, mbesat e këdo tjetër ti pëshpërisnin mes lotësh atë kujen drithëruese labe dhe heshta. Pastroja shtëpinë e tij dhe prisja të mbaronin. Ndeza qiri edhe për Silën që nuk mundi të vinte dhe prita. Në fund, ju kërkova të me linin pakëz vetëm me të. U larguan me mëdyshje. Ndenjën me mua ëngjëjt e Hallës se vetme. Emi, Alba dhe Niku. As Keidi nuk mundi të vi. Filluam të kujtonim çaste te bukura që kishim kaluar me gjyshi Guriun.
Emi i ndezi një cigare. E parfumosa me aromën që i pëlqente dhe i vura një shishe ujë pranë. Kënga do raki, por edhe uji i bën punë labit kur do të ngrerë stuhinë.
Buzëqeshnim dhe kujtimet morën malin tatëpjetë. Shtëpia e fundit e tim Eti, është në Lapardha të Vlorës, në vendlindje. Edhe qeshëm. Babi gjithë jetën këndoi. Asgjë nuk merte kuptim nëse nuk buçiste polifonia labe dhe im Atë, ishte bir i saj.
E dija! Duhej ti çoja zërat për vizitë. As vdekja nuk ja mer dot botën vigane që mbante në shpirt…
Nisa përpara mbesat dhe nipin dhe nën zë, i kujtova një nga këngët më të dashura të tija:
Mike në të kam për mike
kur të vdes të më bëneç qyqe
kur të vdes të më bëneç qyqe
të më qaç mua me ligje
të më qaç mua me ligje
shteg më shteg, brigje më brigje
shteg më shteg, brigje më brigje
se për ty prisha shtëpinë
se për ty prisha shtëpinë
u bëfsh trokë e trokëllimë…
Dielli më shikonte nga maja e malit dhe shushurima e gjetheve shoqëronte këngën e tim Eti. Vura ballin mbi mermer të më jepte bekimin e tij dhe mora rrugën e kthimit…
Autobuzi ishte mbi vijën e ndarjes së shteteve kur për herë të të fundit, përpara se të ndërroj kartën shqiptare me atë greke, dërgova në një mesazh të përbashkët, mirënjohjen, respektin dhe falenderimet ndaj Miqve të mi. Me sa më thanë më vonë, ai mesazh nuk arriti por s’ ka rëndësi! Do kem qindra mundësi t’ ju a rithem.
Athina me jepte kohë vetëm 15 orë, ndër të cilat arrita mes iteneraresh pafundësisht të largëta, të takohem me njerëz të dashur e të ngrohtë pa masë në atë ditë thëllimi Dhjetori, 08/12/2013.
Moza dhe Berti (Toçi) të kujdeshëm si çdo herë që zbres nç Athinë, të më presin e përcjellin deri në stacionet e trenave, metros dhe tramëve mos humbas rrugën. Athinën nuk e njoh mire.
Irma (Floqi) kërkoi leje nga puna. Siç e shikoni në Greqi e Djela ka humbur te drejtën e ditës mbretërore dhe doli më priti te stacioni i metros të zonës ku banon. Pas kësaj, u kujdes kaq shumë që të ndihesha sa më mirë dhe të çlodhesha e ngrohesha sa më mallëngjeu. Njeri dhe shoqe e rrallë. Për fat të keq nuk mundesha të qëndroja shumë. Kisha dhe takime të tjera. E vetmja gjë që i mbeti në mëndje dhe merak, ishte çasti kur mu perënduan sytë dhe ndërrova rrjedhën e bisedës. Po më zinte gjumi por më duhej të ikja…
..Mos ta zgjat akoma leximin tuaj, takimi i fundit ishte me Pastruesen e Blusë se Qiellit Alma (Bashën) dora vetë. Kisha përshtypjen se nuk ishim takuar real më parë, por aty kuptova se nuk kishim diçka që nuk e njihnim midis nesh. Ja edhe dëshmija e takimit.
Ka profil fantastik nuk jeni dakort?!
Pak më vonë mora tragetin drejt realitetit tim mbushur me kujtime, respekt, mirësi dhe konsideratë për gjithë stacionet ku dëgjova dhe pashë bukuritë që mbajnë personat që takon udhëtimit të pafund të jetës.










































Leave a Reply