FALEMINDERIT ERMIRA BABALIU
KONCERT FALAS PËR SHOQATËN KORÇA NË ATHINË
nga Festim Zaçe
Kryetar i shoqatës “KORÇA”
http://www.tribuna-news.com/mat.php?idm=3063&l=a
Me këto fjalë u ndanë me këngëtaren e mirënjohur Ermira Babaliu korçarët, pogradecarët, devollinjtë e kolonjarët e Athinës, në një takim të organizuar me të. Natyrisht, falenderimet janë pak për zonjën e madhe të këngës popullore, këngës qytetare, muzikës së lehtë dhe serenatës korçare. Janë pak, për sot, për dje dhe për të ardhmen. Ermira Babaliu ka bërë shumë dje, bën shumë sot, ka synime të qarta për të ardhmen dhe me siguri do të bëjë gjëra të mira ashtu siç bëjnë vetëm njerëzit e mëdhenj.Një këngëtare e madhe, një njeri i madh që madhështinë dhe talentin e saj e ve në shërbim të të gjithëve e të gjithçkaje, një njeri që nuk lodhet duke kënduar e punuar, një njeri që gjen mënyra dhe kohë për t’i bërë të tjerët të ndihen mirë, të ndihen të kënaqur, të argëtohen të harrojnë hallet e ditës.
E pra, ku ka dëshirë, ku ka ku ka shpirt e moral të lartë, ka dhe mënyra, dhe kohë. Koha për të gjithë ne, është flori. Për një këngëtare si Ermira Babaliu koha është flori e shkuar floririt. E megjithatë, 4 ditë nga kjo kohë kaq e shtrenjtë, këngëtarja e madhe ia fali shoqatës “KORÇA” në Áthinë. Ideja për të organizuar një takim me këngëtaren e mirënjohur ishte prej kohësh. Por duke ditur mënyrën se si funksionon tregu i sotëm në këtë fushë, (pra si paguan këngëtarët) dhe si funksionojnë shoqatat shqiptare në Greqi, (pa fonde), nuk guxonim të mernim përsipër një aktivitet të tillë. Por dhe nuk hoqëm dorë nga kjo ide, të cilën ia shprehëm këngëtares. Dhe që nga ky moment gjërat morën rrugë.
Një fjalë e urtë popullore thotë: më mirë një mik se një çiflig, një tjetër: trimi i mirë me shokë shumë. Trimi i mirë apo çifligu, për ne u shfaq. Ishte Ermira Babaliu në anën tjetër të telefonit aty nga Amerika e largët ku jeton prej vitesh e cila mbas një bisede të shkurtër më thotë: Në fund të muajit Maj unë do të jem në Shqipëri. Në qoftë se dhe ju mundeni, programojeni diku nga mesi i muajit Qershor dhe unë do të vij të këndoj falas për shoqatën “KORÇA” në Athinë. Ju natyrisht duhet të merni përsipër koston e aktivitetit. Çdo e ardhur tjetër e mundshme nga aktiviteti t’i mbetet shoqatës “KORÇA”. Kjo ishte dëshira e këngëtares.
Qëllimi kryesor i shoqatës ishte realizimi i programit realizimi i një aktiviteti të suksesshëm të tjerat janë të dorës së dytë. Dhe kështu u bë. Në fundin e muajit Maj pra biseduam me Ermira Babaliun në telefon por kësaj here ajo na fliste nga Shqipëria. Përsëri dëgjuam të njëjtat fjalë, përsëri e njëjta dëshirë e njëjta vendosmëri dhe përsëri tek unë të njëjtat ndjenja optimizmi, dashurie, falenderimi, si në telefonatën e parë. Natyrisht, për atë që po na krijonte mundësinë për të realizuar një aktivitet të tillë, por dhe për atë që po bën diçka ndryshe nga ajo që praktikohet deri më sot në këtë fushë. Të paktën unë nuk kam dëgjuar apo lexuar diku që ta ketë bërë dikush tjetër një gjë të tillë këtu në Greqi. Ky veprim i Ermira Babaliut i hap rrugën mënyrës së të funksionuarit ndryshe. Duhet të mësohemi më parë se si të japim dhe pastaj si të marim. Dhe këngëtarja pogradecare këtë e bëri fakt në shqiptarët e Greqisë. Në emigracion, ne mundohemi me të gjitha mënyrat të ruajmë zakonet, traditat, kulturën e identitetin tonë. Asgjë nuk është e lehtë, por as e pamundur. Pikërisht këtë mundohemi të bëjmë në shoqatën “KORCA” në Greqi. Nuk mblidhemi thjesht për t’u gjendur njëri me tjetrin, për të ngrënë, pirë, kërcyer e kënduar, për t’u argëtuar e për të harruar hallet e ditës. Këto janë shkaqe dhe mënyra për transmetimin, për përcjelljen tek brezi i ri, tek femijët tanë të zakoneve, traditave, mënyrës së jetesës, këngëve e valleve tona të bukura.Pra ruajtja e kulturës dhe identitetit tonë. E më mirë se kudo tjetër kjo bëhet në një aktivitet të tillë i cili i kishte të gjitha. Kishte gjyshe e gjyshër, prindër, të rinj e të reja, kishte fëmijë, të cilët në raste të tjera flasin vetëm greqisht ndërsa këtu flasin, këndojnë e bëjnë shaka shqip.
Në aktivitet mernin pjesë dhe Këshilltarja e Kulturës në Ambasadën Shqiptare në Athinë Floriana Paskali, Këshilltari Ekonomik në Ambasadën Kroate shqiptari Zef Marku bashkë me vajzën e tij Linën, kryetari i shoqatës “Vëllazërimi”, Vangjel Daiu. Nga Korça si gjithmonë kryetari i nderit të shoqatës “KORCA” Vladimir Prifti, kryetari i shoqatës “Serenata Êorçare” Vasillaq Niço i cili përshëndeti me disa këngë ne duet me këngëtaren Ermira Babaliu.Aktiviteti u drejtua nga kryetari i shoqatës “KORCA” Festim Zaçe cili falenderoi të pranishmit dhe vecanërisht këngëtaren Ermira Babaliu për atë që është, për atë që ka bërë e sidomos për këtë që po bën sot për shoqatën “KORCA” Pikërisht për këtë shoqata i jep Ermira Babaliut një mirënjohje. Nënkryetarja e shoqatës Rafaela Bregu përshëndet nga ana e saj dhe fton Këshilltaren e Kulturës të Ambasadës Shqiptare në Greqi Floriana Paskali për ti dorëzuar këngëtares mirenjohjen. Nga ana e saj zonja Paskali vlerëson punën e shoqatës “KORÇA” dhe të këngëtares Ermira Babaliu. Një tufë lule për këngëtaren në emër të shoqatës nga Sofika Prifti.
Të gjitha u arritën si rezultat i punës së palodhur të anëtarëve të kryesisë të shoqatës “KORÇA” të Niko Pinës, Gjergji Kolit, Sofika Priftit Ilir Gushos, Eduard Konices Stefan Anellit dhe nën kryetares Rafaela Bregu. Në largim njerëzit të dehur nga kënaqësia na thoshin: dhe më shumë të tilla. Natyrisht që do të mundohemi të organizojmë më shumë të tilla dhe jo vetëm. Gjithça që është në të mirën e shoqatës “KORÇA” në të mirë të komunitetit shqiptar në Greqi dhe në të mirë të shoqërisë në përgjithësi, shoqata “KORÇA” do të mundohet me të gjitha mundësitë ta bëjë realitet. Mbas atyre orëve të kënaqshme, një grup i vogël shkuam në Varkiza në breg të detit, u clodhëm, pimë kafen dhe biseduam për shtatë palë qejfe. U ndamë me këngëtaren Ermira Babaliu me përshtypjet më të mira duke lënë takimin diku buzë liqenit në Pogradec.




























Leave a Reply